E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 28 dhjetor 1895 Shfaqja e filmit të parë

Më 28 dhjetor 1895 vëllezërit Lumière shfaqën publikisht disa filma të xhiruar prej tyre në një kafene në Paris. Kjo datë shënon edhe lindjen e kinemasë, e cila me kalimin e kohës u përsos, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga ajo artistike, duke zënë sot një vend të rëndësishëm në jetën e njeriut. Auguste Lumiere bashkë me të vëllanë Louis Jean ishin ndër kineastët e parë në histori. (Si për rastësi, Lumiere përkthehet ‘dritë’ në shqip). Për nder të tyre është pagëzuar edhe një asteroid. Vëllezërit me vetëm dy vjet diferencë në moshë u shpërngulën në Lyon në vitin 1870, ku që të dy shkuan në shkollën “La Martine”, shkolla më e madhe teknike në qytet. I ati, Claude Antoine Lumiere ishte pronar i një firme fotografike dhe të dy vëllezërit punonin për të. U desh dalja në pension e të atit që vëllezërit të fillonin të krijonin filma. Ata u bënë zotërues të patentave të disa proceseve të rëndësishme që çuan në shpikjen e kameras. Kinematografia u patentua më 13 shkurt 1895 dhe filmimi i parë i përket 19 marsit 1895. Ky filmim i parë shfaq punëtorët që dalin nga fabrika “Lumiere”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›