Më kollaj më shtyp makina se sa vritem në luftë
Share
Një ushtar vetëm 19 vjeç në Britaninë e Madhe ka vdekur pasi u godit nga një makinë në një rrugë të pandriçuar për shkak të kursimeve.
Edward Heal po dilte nga pub-i ditën e Krishtlindjeve, kur u godit nga makina. Nëna e djaloshit, një tankist në Afganistan, tha mes lotëve se gjithmonë ka qenë e shqetësuar për fatin e tij në Afganistan. Por ai gjithmonë më thoshte se kishte më shumë shanse që ta godiste një makinë se sa të vritej në detyrë. Nuk arrij ta besoj. Nuk duhej të ndodhte diçka e tillë. Dhuratat e Krishtlindjes i ka akoma poshtë pemës, tha e ëma.
Ushtari vdiq në vend, kurse autori i krimit është ende i lirë.