Ke biletë ekonomike? Nuk mund të zbresësh në barin e trenit
Share
Një vendimi i Trenitalia, trenat e së cilës operojnë në destinacionet Milano-Romë dhe Roma-Napoli, ka ngjallur polemika të shumta në Itali. Sipas këtij vendimi, personat që udhëtojnë me bileta ekonomike, nuk kanë të drejtë që të shkojnë në barin e trenit.
Kjo linjë ka katër klase për udhëtarët, Ekzekutiv, Biznes, Premium dhe Standard. Pikërisht këta të fundit nuk kanë të drejtën që të shkojnë në bar, ndërkohë që kompania u ka bërë një ulje prej 6% në biletën e udhëtimit. Ata tashmë duhet të paguajnë vetëm 86 euro, nga 91 që ka qenë më parë.