E Diel, 1 Nëntor 2026

B.Curri, CEZ: Shpërthejnë fiderat 10 KV në nënstacionin e vjetër

TROPOJE - Një defekt i rëndë në nënstacionin elektrik të qytetit të Bajram Currit ka lënë në errësirë të gjitha komunat dhe një pjesë të qytetit të Bajram Currit.

"Defekti është i rëndë në fidrat 10 kv të nënstacionit të vjetër. Defekti ka ndodhur në mëngjes duke shkaktuar lënien në errësirë të komunave dhe të një pjese të qytetit të Bajram Currit", thotë Agron Hysenaj, përgjegjës i një grupi që është angazhuar për eliminimin e defektit.

"Për eliminimin e defektit janë ngritur grupet e punës, por për shkak se defekti është i rëndë puna do të vazhdojë gjithë ditën dhe ndoshta mund të rregullohet në orët e mbrëmjes", shtoi Hysenaj.

Gjithsesi për eliminimin e defektit të rëndë puna ka nisur nga të gjitha grupet e specialistëve. Po synohet bashkëpunimi mes tyre me qëllim eliminimin sa më të shpejtë të defektit të rëndë, eliminimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në fidrat 10 kv me synim rinisjen e furnizimit me energji elektrike brenda ditës së sotme të gjithë zonës.

Nënstacioni i vjetër elektrik, i ngritur në fillim të viteve ’70, është mjaft i amortizuar, gjë që shkakton dhe defekte të shpeshta. Kjo është arsyeja që prej 3 vjetësh ka përfunduar ndërtimi i nënstacionit të ri elektrik me një kosto prej 3 milionë eurosh. Por, për shkaqe ende të pakuptueshme, nënstacioni i ri elektrik ende nuk është vënë në punë plotësisht.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›