E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI: S'ka rendesi fitorja

Bashkimi Demokratik per Integrim vleresoi dje se pak rendesi ka se cila parti fiton, pasi e rendesishme eshte te fitoje njerezimi. "BDI-ja eshte perpjekur qe t'i triumfojne vlerat njerezore ne kete vend. Edhe ne te ardhmen do te jemi konsekuente, do te jemi shume te vendosur qe ngjarje te dhimbshme si ajo e 1 qershorit, kurre te mos ndodhin. Ju uroj fitoren e madhe qe u arritem perkunder mundimeve dhe sakrificave, por disa here kemi thene se nuk ka kush qe e mund vullnetin e popullit, se ata njerez i ndihmon edhe Zoti", deklaroi kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›