E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi i dyte, BDI triumfon mbi PDSH-ne

SHKUP - Komisioni Shteteror Zgjedhor i Maqedonise shpalli dje numrin e deputeteve qe do te kete ne Parlamentin e ardhshem te vendit, secili nga subjektet politike. Pas rivotimit per zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne disa qendra votimi ne njesine e pare, te dyte dhe te gjashte zgjedhore, koalicioni "Per nje Maqedoni me te mire", i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, ka marre 63 mandate deputetesh. Kurse "Dielli" - Koalicioni per Evropen, i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonise (LSDM) - 27 mandate. E treta renditet partia Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) me 18 deputete. Pas saj, vjen Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me 11 mandate dhe se fundi Partia per Ardhmerine Evropiane (PAE), qe fitoi nje mandat deputeti.

Ne konferencen e djeshme te shtypit, kryetari i KSHZ-se, Jovan Josifovski, tha se nga 2972 vendvotime jane perpunuar 99,80 per qind e te dhenave. Ai sqaroi se pjesemarrja ne votim, ne teresi, ishte 57,16 per qind. Josifovski shtoi se pas 13 ditesh, me 29 qershor, do te kete rivotim ne kater qendra votimi te njesise se gjashte zgjedhore. Kjo pasi ne tri prej tyre nuk u votua, ndersa ne Zheline rivotimi u nderpre per tri ore. Josifovski theksoi se behet fjale perreth 3 mije vota. Kjo do te thote qe ky rivotim mund ta ndryshoje rezultatin per nje mandat deputeti.

Kryetari i KSHZ-se, Josifovski, tha se procesi i rivotimit ne pjesen me te madhe te vendit ka rrjedhur ne atmosfere paqesore dhe demokratike. "Vleresoj se Maqedonia me sukses ka dhene testin qe duhej ta jepte gjate ketij rivotimi. Ky nuk eshte vleresimi vetem i imi, por edhe i anetareve tjere te komisionit. Me kete, Maqedonia ka deshmuar se mundet dhe duhet te zbatoje zgjedhje te lira dhe demokratike", deklaroi Josifovski. Nderkohe dhe perfaqesuesit nderkombetare, ne vleresimet e para te dhena gjate dites se djeshme, procesin zgjedhor e kane vleresuar te qete dhe demokratik.

KSHZ po perfundon raportin e vet te zgjedhjeve, te cilin duhet t'ia dorezoje Parlamentit. Pas kesaj, Parlamenti duhet te mbaje nje seance konstituive per verifikimin e mandateve te deputeteve, e shumta, deri te premten, 20 dite pas zgjedhjeve (te 1 qershorit). Pyetjes se gazetareve, nese do te kete probleme me verifikimin e mandatit te Talat Xhaferit, te BDI-se, i cili eshte arrestuar nga policia, Josifovski iu pergjigj se "kompetent per verifikimin e mandateve te deputeteve eshte Komisioni parlamentar i Mandateve".

Si ndahen votat:

481 602

VMRO-DPMNE

232 362

LSDM

125 997

BDI

83 688

PDSH

14 473

PAE

6 311

BDSH

5 209

PPD


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›