E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH: Fituesit jemi ne

Perkunder rezultateve te shpallura nga KSHZ-ja, Partia Demokratike Shqiptare pretendoi edhe dje se eshte ajo fituese e zgjedhjeve. Kete ajo e shpjegon me manipulimet e kryera, sipas saj, nga kundershtari politik. "Sipas rezultateve te para, ne kemi 13 deputete, njejte sikur me 1 qershor, dhe kjo vetem se e vulos 1 qershorin, se votat e PDSH-se jane te pastra, te fituara pa asnje manipulim. Besojme se me perseritjen e votimeve do te fitojme edhe nje mandat; gjithashtu besojme se edhe aleati jone, PPD-ja, do te rifitoje deputetin e humbur. PDSH-ja eshte e kenaqur nga rezultati i arritur, nderkohe qe manipulimet e bera nga BDI-ja jane shume te medha", deklaroi sekretari i Pergjithshem i PDSH-se, Ymer Aliu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›