Librazhd, Aksidenti i turisteve, pranga shoferit malazez
Shoferi i autobusit, malazezi Stretko Vukailo Kovacevic, akuzohet si pergjegjes i aksidentit te ndodhur dy net me pare ne aksin rrugor Librazhd-Perrenjas, ku mbeti i vdekur nje person dhe u plagosen dhjetera te tjere. Policia e Librazhdit ka arrestuar ne flagrance 51-vjecarin, pasi ndaj tij eshte ngritur akuza e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Sipas policise, arrestimi u krye pasi, duke drejtuar autobusin, me targe KO 28479, me targe te Malit te Zi, ne aksin rrugor Qafe Thane-Librazhd, ne vendin e quajtur Kthesa e Vulcanit, ai ka aksidentuar me pasoje vdekjeje shtetasin Laze Mulaj, lindur ne Tropoje e banues ne Tirane, i cili ishte duke drejtuar automjetin tip kamioncine, me targe TR 6369 E, ne drejtimin Librazhd-Qafe Thane.
F. S.
F. S.