BDI feston me foton e Esat Pashë Toptanit

Një material festiv i përgatitur nga Rinia e Bashkimit Demokratike për Itegrim (BDI) ka skandalizuar tetovarët. Në tablonë e përgatitur nga ky forum rinor me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, figurat e ndritura të Ismail Qemajlit dhe Isa Boletinit janë vendosur bashkë me figurën e Esat Pashë Toptanit, të cilin historia shqiptare e njeh si tradhtarë për çka edhe u vra nga Avni Rrustemi,tranmeston Almakos.
Nuk arritëm të sigurojmë qëndrim nga rinitarët e BDI-së se ku e bazojnë motivin për të madhëruar këtë figurë të errët historike. Fotografia u ka rënë në sy edhe përfaqësuesve të delegacionit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilët të premten në Tetovë kanë shoqëruar kryetarin e kësaj partie, Edi Rama./Indeksonline/