E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ahmet Zogu po mbivlerësohet

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shprehet se figura e Ahmet Zogut duhet rivlerësuar por nuk duhet mbivlerësuar.

“Zogu dhe Enver Hoxha janë dy figura kryesore të historisë së Shqipërisë në këto 100 vite. Mendoj se është një figurë që duhet të rivlerësohej pas viteve ‘90, por nuk ka arsye që të mbivlerësohet. Aktualisht kemi qenë në periudhën mbi vlerësimit”, u shpreh Meta gjatë një interviste në emisionin “Debat”.

“Ai nuk pranoi ultimatumin as pushtimin pavarësisht se rezistenca ishte tepër simbolike por nuk duhet të harrojmë që është një figurë që historia e ngarkon me përgjegjësi të tjera”, ka shtuar kreu i LSI-së, raporton Shekulli.

I pyetur për çështjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE, Meta është shprehur se opozita gjithsesi nuk duhet të kishte kushtëzuar miratimin e tre ligjeve. “Nuk ka pse që këto çështje të kushtëzonte qoftë edhe për një çështje të drejtë. Prandaj mendoj se ky interes duhet të prevalonte”, u shpreh kreu i LSI-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›