BDI, protesta kunder "manipulimit"
Bashkimi Demokratik per Integrim, zhvilloi dje nje proteste ne Sheshin "Skenderbej" ne Shkup, kunder sic tha, manipulimit te votave. Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, tha se eshte e papranueshme qe problemet elektorale nuk shihen si probleme te gjithe vendit, por vihen ne fokus vetem shqiptaret. "Nuk jam pajtuar asnjehere me deklaratat e fundit qe behen se na paskan ndodhur akte vandale, te turpshme vetem ne pjesen shqiptare", tha Ahmeti.
"Ky vend eshte i te gjithe atyre qe jetojne ketu dhe cfaredo e keqe qe ndodh ne kete vend, i ndodh shtetit, kurse shteti ka pergjegjesi per te gjithe qytetaret e vet", shtoi ai.
BDI-ja akuzoi autoritetet dhe PDSH-ne se kane penguar voten e lire te qytetareve.
Nderkohe BDI ne ankimimet e kryera ka evidentuar se gjate dites se diel ka pasur mbushje te kutive, thyerje te kutive te votimit, votim te nje per me shume persona, presion ndaj aktivisteve partiake, ndersa BDI thote se pjesemarrese ne keto incidente kane qene edhe pjesetare te ministrise se rendit.
Policia, e cila eshte ne fokus edhe nga nderkombetaret, pergjegjesine per procesin zgjedhor e hodhi tek udheheqesit politike shqiptare. PDSH-ja ka perseritur akuzat se eshte BDI-ja, ajo qe qendron pas shkeljeve.