Zgjedhjet, faji jo i shqiptareve
Deklarata e forte, nga ambasadorja e SHBA-ve ne Shkup, Xhilian Milovanovic: Fajin e ka shteti
"Pergjegjesia per parregullsite ne zgjedhjet e 1 qershorit bie mbi qeverine dhe jo mbi nje pjese te popullates qe jeton ne kete vend". Kete pohim e ka bere dje, ambasadorja e Shteteve te Bashkua te Amerikes ne Maqedoni, Xhilian Milovanovic, ne nje prononcim per mediet e Shkupit. Ajo theksoi se me 1 qershor jane vjedhur votat e dhjetera mijera qytetareve.
"Maqedonia tani duhet te permiresoje imazhin e saj dhe te behet rivotimi ne qendrat ku pati parregullsi, pasi me 1 qershor jane vjedhur votat e dhjetera mijera qytetareve", tha ambasadorja Milovanovic. Ajo theksoi se per kete, pergjegjesia bie mbi qeverine dhe jo mbi nje pjese te popullates. "Njerezit nuk mund te kercenohen dhe ne te njejten kohe qeveria te mos kete pergjegjesi. Une nuk them se qeveria nuk ka punuar, perkundrazi, mendoj se shume pune jane kryer dhe jane bere shume pune te mira, por eshte e qarte se ne disa rajone kjo nuk ishte e mjaftueshme". Ndersa me tej, ambasadorja shtoi: "Nuk eshte puna nese behet fjale per shqiptaret ose maqedonasit, puna eshte per qytetaret e shtetit: nese doni te keni nje shtet, atehere problemi nuk eshte se ciles kombesi ose ne c'zone ka ndodhur, ceshtja eshte se u vodhen votat e qytetareve, dhe kete qeveria duhet ta ndaloje".
Ambasadorja theksoi se nderkombetaret nuk ndikojne mbi Komisionin Shteteror Zgjedhor, por theksoi se ne cdo ne vend ku dyshohet se jane bere parregullsi, duhet te kete rivotim. "Eshte e rendesishme te permiresohet imazhi i shtetit nderkombetarisht, por me kryesore eshte se qytetaret duhet te kene besim, besim se kur do te shkojne te votojne, do te jene te lire dhe se votat e tyre qe do te mbarojne ne kuti, do te numerohen", shtoi ambasadorja e SHBA-ve.
Pas incidenteve te verejtura gjate zgjedhjeve te parakohshme parlamentare qe u mbajten me 1 qershor, faktori nderkombetar reagoi dhe kerkoi nga autoritetet e Maqedonise dhe Kryeministri Nikolla Gruevski, te garantojne se do te kete rivotim ne te gjitha vendet ku jane shenuar parregullsi.