E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Klinton, "pazare" per Shtepine e Bardhe

Ne Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat per president, Barack Obama pati parmbreme vone nje takim privat me rivalen e tij Hillary Klinton. Takimi erdhi nderkohe qe te dy perpiqen te bashkojne partine pas gares se gjate per te marre emerimin e partise. Takimi shihet si nje levizje per te bashkuar partine perpara se zonja Klinton me ne fund te pranoje humbjen diten e shtune dhe te mbeshtese senatorin nga Ilinois.

Senatorja Klinton e ka bere te qarte se nuk po kerkon ne menyre aktive postin e zv-presidentes.

TAKIMI

Senatori Obama, i emeruari i presupozuar i demokrateve, anuloi udhetimet e tij te planifikuara ne Cikago. Nje zedhenes i Obames tha se ata u takuan ne Uashington, por mohoi njoftimet se takimi ishte bere ne shtepine e zonjes Klinton. Te dyja palet dolen me nje deklarate te perbashket per publikun, ku thuhej se ata kishin pasur nje diskutim te frytshem rreth zgjedhjeve presidenciale te nentorit. Barak Obama ka thene se mund te duhet nje periudhe kohe, derisa ai te perzgjedhe personin qe do te jete ne ate post.

Sakaq, mbeshtetes te senatores se Nju-Jorkut kane ndermarre nje perpjekje per te bindur Obamen qe te zgjedhe zonjen Klinton si kandidate per nenpresidente. Por fushata e saj ka mohuar se po behen perpjekje te tilla, duke thene se nje zgjedhje te tille duhet ta beje vetem Obama.

Ish-Zonja e Pare pritet ta pezulloje zyrtarisht fushaten per emerimin demokrat dhe te shprehe mbeshtetjen per zotin Obama gjate nje takimi qe do te kete neser ne Uashington.

QARTESIMI

Tashme cdo gje eshte e qarte ne frontin demokratik, megjithate cilido rezultati, gara gjithmone do te ishte historike. Partia Demokratike do te kishte ose gruan e pare, ose personin e pare me ngjyre si kandidat. Senatori Obama vleresoi rivalen e tij dhe tha se shpresonte ta kishte ate prane tij ne betejen per Shtepine e Bardhe. Ne fillim te gares zonja Klinton hyri si me e preferuara, si ajo qe do siguronte kandidimin demokrat perballe senatorit karizmatik, por pa pervoje si Obama.

Tani, kundershtari politik i kandidatit demokrat eshte senatori John McCain. Analistet thone se gara tashme midis dy kandidateve te partive te kunderta do te jete gara e dy personave, njeri me pervoje dhe i vjeter perballe nje te riu qe ka premtuar transformim.

Ndryshimet midis tyre, sic tha edhe vete Obama, nuk ishin personale, por politike dhe keto te fundit jane teper te thella.

Thirrja e Obames: Eshte momenti yne

Ne fund te nje beteje te gjate dhe te forte, Barak Obama eshte duke hyre ne histori. Ai u foli perkrahesve te tij, por gjithashtu iu drejtua edhe miliona amerikaneve qe po e shihnin ate nga ekranet e televizoreve. "Amerike! Ky eshte momenti yne. Kjo eshte koha jone. Koha jone per te kthyer faqe dhe per t'ju larguar politikave te se shkuares. Koha per te sjelle energji te reja dhe ide te reja perballe sfidave qe kemi. Koha per t'i ofruar nje drejtim te ri vendit qe duam."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›