BE 12 rekomandimet Shqiperia ka kohe deri ne mars
Shqipëria ka kohë deri në mars për zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, pasi më vonë energjitë e politikës shqiptare do të shpenzohen tek presidenti i ardhshëm shqiptar dhe zgjedhjet e 2013.
Ky është mesazhi i përcjellë gjatë parapërgatitjes së takimit BE-Shqipëri në nivelin parlamentar.
Nën dritën e re të konsensusit politik në Shqipëri për agjendën europiane, eurodeputetë do të jenë të shumtë në Tiranë në 8 dhe 9 nëntor, pasi presin të shohin konkretisht bashkëpunimin e deputetëve shqiptarë për avancimin e vendit në reforma kyçe.
Vassilis Maragos, Komisioni Europian: "Sfida e tanishme është që marrëveshjet e arritura në Parlament të zbatohen
në të gjithë elementët e tyre, aprovimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, ndryshimi i procedurave të Parlamentit Shqiptar dhe edhe më domethënësja reforma zgjedhore. Mendojmë se ka një mundësi, që puna të mbarohet në kohë, në mënyrë që të korren rezultate në mars 2012”.
Ambasadorja e Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Mimoza Halimi ka nënvizuar, se ka sinjale pozitive çdo ditë për konsensusin politik në Shqipëri, ndërkohë që kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan ka rikujtuar, se nevojitet që rezultati i konsensusit të jetë i përhershëm, mesazh që ai së bashku me zv/kryetarin e Partisë Socialiste Europiane, Hannes Svoboda, uu ka dërguar në letër edhe kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës Rama.
Çështje tjetër e rëndësishme që i kërkohet qeverisë shqiptare është rifreskimi i planit të aksionit për reformat, të prezantuar në qershor duke përfshirë edhe marrëveshjen politike të arritur së fundmi midis mazhorancës dhe opozitës dhe analizimi i tij sa më shpejt sesa vonë. Në takimin ndërparlamentar të 8 dhe 9 dhjetorit, një vend të rëndësishëm do të marri edhe liria e shtypit.
Vassilis Maragos, Komisioni Europian: "Ka një diskutim në vazhdim nga ekspertë të Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian në këtë drejtim. Ne jemi duke parë me shumë përparësi çështje që janë evidentuar edhe në progres-raport si pavarësia editoriale në media,pavarësia e çdo gazetari, ekzistenca e standardeve të duhura në këtë drejtim dhe e klimës pluraliste jo vetëm në Shqipëri, por të gjitha vendet aspirante.
Në qendër të vëmendjes do të jenë si gjithnjë lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe çështja e pronave.