E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania ul parashikimin mbi ekonomine

Borxhi publik i Eurozonës do të ndikojë edhe në rrudhjen e ekonomisë britanike. Qeveria e Britanisë së madhe ka ulur ndjeshëm parashikimet mbi PBB për vitin 2011 dhe 2012. Sipas ministrit britanik te financave Geroge Osborne, pritjet ekonomike për këtë vit do të shkojnë nga 1,7% në 0,9%, ndërsa për vitin e ardhshëm do të ulen në 0,7% nga 2,7 të vlerësuara më parë. Recesioni i Europës do të ndikojë edhe mbi ekonominë angleze ka thënë Osborne, duke komentuar parashikimet e fundit të Zyrës për buxhetin, në parlamentin britanik.

Kjo nuk do të thotë se jemi duke parashikuar një konkluzion përfundimtar mbi krizën, por thjesht jemi duke përgatitur për atë që mund të ndodhë në botë apo eurozonë, ka thene Osborn. Situata ekonomike që po përballojnë shumë vende në këtë moment është shumë e vështirë dhe kjo natyrisht që ka ndikim mbi perspektivat tona të rritjes dhe është një sfidë për financat tona public, ka shtuar ai.

Do të bëjmë gjithcka për të mbrojtur Britaninë nga stuhia e borxhit. Do të tregojmë se ky vend mund të jetojë me mundësitë e veta dhe do të luftojë kundër deficitit për mbajtjen e normave të interesit mbi monedhën që do të marrim borxh.

Në programin buxhetor të qeverisë është që është diskutuar në takimin e vjeshtës mbi ekonominë e vendit, ministri i Thesarit, ka folur për një prioritet me 50 miliardë dollarë investime në infrastrukturë si dhe një mbështetje kredie për bizneset e vogla dhe të mesme. Për këtë idea e kryefinancierit britanik lidhet me lëvizjen e bankave te cilat i qëndrojnë besnike angazhimeve të marra me qeverinë. Plani i Osborne mbështetet në garancinë shtetërore me 20 miliardë stërlina në mbështjetje të kredive për SME-të. Një nismë e tillë do të aplikohet, sipas qeverisë, që nga janari i 2012-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›