BE 2.9 mln euro per vende te reja pune
Shqiperia ka nivelin me te ulet te punesimit krahasuar me vendet e Europes por edhe me rajonin. Deklarata eshte bere nga ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi i cili i ka lene si detyre qeverise shqiptare dhe institucioneve kompetente qe te bashkeveprojne midis tyre me qellim nxitjen e punesimit ne vend. Ne kuader te fillimit te projektit IPA 2010 Bashkimi Europian i jep Shqiperise 2.9 milione euro financim per zhvillimin e burimeve njerezore. Shqiperia eshte nje vend me nivel te ulet te punesimit me te ulet se vendet europiane dhe ato te rajonit. Duhet te permiresohet lidhja midis segmenteve te ndryshme per nxitjen e punesimit. Zhvillimi i burimeve njerezore eshte pike kyce per zhvillimin e tregut te punes dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Ne duam ta ndihmojme Shqiperine qe te punesoje sa me shume njerez jemi te angazhuar te punojme se bashku me fleksibilitet drejt permiresimit te aftesive profesionale. Integrim do te thote transformim ne nje demokraci te konsoliduar 8211 tha Sequi. I pranishem ne konference zv/ministri i Punes Kastriot Sulka u shpreh se projekti i Bashkimit Europian synon afrimin e tregut shqiptar te punes me ate komunitar. Ne perfundim nepermjet hapjes se vendeve te reja te punes projekti pritet te ndikoje drejtperdrejt ne rritjen e ekonomise ne cdo familje shqiptare si dhe te Shqiperise ne teresi.