E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKU: Buka te shitet me ambalazh letre

Gjatë një takimi të premten në Tiranë, drejtorët e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe prodhues të bukës, diskutuan për forcimin e kontrollit në tregun e prodhimeve të brumit dhe veçanërisht të bukës, për cilësinë e miellit dhe peshën e bukës.

Prodhuesit kërkuan që të mbyllen furrat e palicencuara, si dhe të kontrollohen jo vetëm furrat, por dhe dyqanet ku shitet buka. Sipas tyre, në matjen e cilësisë nuk duhet të përdoren standardet ISO, por norma të tjera pasi ky është prodhim artizanal.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Genc Juka tha se standardet nuk do të ndryshohen, por do të respektohen të gjitha normat teknike dhe higjieno-sanitare. Ai e quajti të papranueshme prerjen e bukës në makineri, si një proces jo higjenik.

Gjatë këtij takimi, prodhuesit e bukës e vlerësuan si të përballueshme nga ata, koston e ndërrimit të ambalazhit të bukës nga qese në letër.

Aktualisht në vendin tonë numëron rreth 2 000 prodhues buke. Industria e prodhimit të bukës është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të industrisë ushqimore në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në vitin 2011 ky sektor kontribuoi me rreth 34 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-10 21:38
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›