E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca do te hetoje tregun e sigurimeve

Autoriteti i Konkurrences pritet qe ne ditet e ardhshme te vendose per te ndermarre nje hetim paraprak ne tregun e sigurimit te detyrueshem te mjeteve motorike. Autoriteti eshte duke mbledhur informacione ne lidhje me tregun ne fjale. Per Autoritetin e Konkurrences nuk eshte hera e pare qe vezhgon tregun e sigurimeve. Ne kohen  kur cmimet per sigurimin e detyrueshem te mjeteve motorike vendoseshin me miratimin e Ministrise se Financave Autoriteti i Konkurrences ka deklaruar se kjo ishte ne kundershtim me konkurrencen e lire ne treg. Por me liberalizimin e tregut Autoriteti i Konkurrences perballet me fakte te tjera kokeforte me nje ulje te menjehershme te tarifave dhe vetem pas 5 muajsh te implementimit te ligjit per liberalizmin e tregut tarifat e sigurimit te detyrueshem te mjeteve motorike u rriten ne menyre te befte duke arritur cmimet e kater viteve me pare. Duket se rritja e unifikuar e cmimeve nga te gjitha kompanite e sigurimeve te jete bere ne marreveshje me njera-tjetren.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›