E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-Brazil,takim për krizën ekonomike

Zyrtarë të Bashkimit Europian dhe Brazilit janë mbledhur në Rio De Zhaniero për një samit dy-ditor në qendër të së cilit do të jenë kriza financiare globale dhe ndryshimet klimaterike. Pas punimeve të ditës së parë të samitit presidenti Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, homologu i tij francez Nicolas Sarkozy dhe kreu i Komisionit Europian European Jose Manuel Barroso, dolën në një konferencë të përbashkët dhe floën për ccështjet e diskutuara. Sarkozi mbështeti kërkesën e Brazilit për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tha se vendi amerikano latin ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në vendimmarrjen globale gjatë krizës financiare. Brazili, vendi me ekonominë më të madhe në Amerikën Latine ka disa kohë shpalos planin se në këtë kohë krize bota ka ne vojë për system të ri të vendimmarrjes, ku të përfshihen më shumë vende. Ndërsa Barroso përgëzoi përpjekjet e Brazilit për pakësuar shpyllëzimet ndërsa shtoi se Europa duhet të bashkëpunojë më ngushtë me Brazilin në mënyrë që të ndihmojë vendin të ulë emetimin e gazeve në natyrë."Ne duam në punojmë më nga afër me Brazilin për ndryshimet klimatike, dhe Konferencën Kopenhagen 2009, një konferencë e cila do të përcaktojë të ardhmen e post-protokollit të Kiotos pas vitit 2012" tha Ai.gjatë qëndrimit në Brazil, Presidenti francez pritet të nënshkruajë disa marrëveshje me natyre ushtarake. Ndërsa bashkëshortja e Sarkozi, Karla Bruni e cila e shoqëron në vizitën në Brazil, pati disa takime në kuadër të fushatës Globale për Mbledhjen e fondeve kundër AIDS.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›