E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen fajtorë 3 shqiptarët e "Fort Dix"

Pesë persona, tre prej të cilëve shqiptarë, u shpallën fajtorë nga një gjykatë federale për konspiracion me qëllim vrasjen e ushtarëve amerikanë në bazën ushtarake 'Fort Dix', në Nju Xhersi. Tre vëllezërit, shqiptarë ngë Dibra e Madhe, Dritan, Shahin dhe Elvir Duka, dhe një turk e një jordanez rrezikojnë të marrin dënimin me vdekje në muajin prill kur do të zbardhet vendimi, megjithëse gjykata i shfaqësoi ata nga akuza e vrasjes në tentativë. Sipas autoriteteve të drejtësisë amerikane ata ishin muaj larg organizimit të sulmit, pasi nuk kishin një plan të mirëpërcaktuar, megjithëatë ata u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje dhe qëndrim illegal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykata ka shpallur fajtor Dritan Dukën, 30 vjeç, Shain Dukën, dhe jordanezin Mohamad Ibrahim Shneëer për armëmbajtje pa leje dhe planifikimin e sulmeve,ndërsa Eljvir Duka 25 vjeç u shpall fajtor për armëmbajtje dhe qëndrim ilegal në SHBA. Një person i gjashtë, Agron Abdullahu, u shpall fajtor në muajin tetor dhe u dënua me 20 muaj burg dhetre vjet liri të mbikqyrur pasi u shpall fajtor për pajisjen me armë zjarri të shtetasve ilegalë në SHBA. Më këtë vendim, merr fund procesi i nisur prej disa javësh. Por historia e tij, nis më shumë se tre vjet më parë, kur dy klientë i dhanë një punonjësi të një dyqani një kasetë 8 mm dhe i kërkuan ta konvertonte në DVD. Në pajmet të cilat më vonë u administruan nga autoritetet amerikane të drejtësisë tregonin 10 persona duke qelluar dhe praktikuar me armë duke thërritur në arabisht 'Allahu Akbar", ose "Zoti është më i madhi". Megjithëatë, historia tashmë i bërë në Amerikë si 'komploti Fort Dix' nuk mund të zgjidhjej pa dëshminë e një tjetër shqiptari të quajtur Besnik Bakalli. Ai bashkë me një egjiptian, pranuan të bashkëpunojnë me FBI dhe u infiltruan mes anëtarëve të organizatës së cilësuar terroriste duke ccuar në arrestimin e tyre në vitin 2007-të. Megjithëse nuk janë gjetur prova direkte, prokurorët bënë të ditur se kishin prova të dukshme se të akuzuarit ishin të frymëzuar nga Al Kaeda dhe flisnin shpesh për të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›