Turqia ofron lobim për njohje të reja të Kosovës
Prishtinë - Në Prishtinë ndodhet për një vizitë zyrtare kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit turk, Murat Merxhan, i cili ka premtuar se gjatë vitit 2009, Turqia do të lobojë për Kosovën. Në fillim të vitit 2009, Turqia do të jetë anëtare (jo e përhershme) e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe dëshiron që gjatë kësaj kohë, edhe Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara-theksoi ndër të tjerash Merxhan.
Ai ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, ku ka rikujtuar se Turqia ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe premtoi se Ankaraja do të vazhdojë edhe në të ardhmen të luajë një rol të rëndësishëm në çështjen e lobimit për Kosovën, sidomos në kuadër të Konferencës Islamike.
Merxhan u shpreh i bindur se me një angazhim të shtuar do të arrihet që në të ardhmen, edhe vendet islamike ta njohin shtetin e Kosovës dhe se për këtë vendi i tij po punon.