E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë,arrestohen 13 trafikantë droge

Ushtria meksikane ka arrestuar të paktën 13 persona të lidhur me kartelet vendase të drogës gjatë një operacioni në qytetin Monterrey në shtetin Nuevo León. Falë operacionit ushtria ka mundur të sekuestrojë marijuanë, kokainë, pistoleta, armë të kalibrit të lartë shumë municione. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe mjete komunikimi, para kesh, uniforma false të Agjencisë Federale të Hetimit dhe pesë makina luksoze e disa motorë. Operacioni është zhvilluar pasi një dëshmitar okular ndaloi një karvan të ushtrisë dhe i njoftoi se kishte parë të parkonin aty praën një grup personash të armatosur të cilët udhëtonin me një makinë luksoze. Burimet zyrtare meksikane nuk flasin për persona të vdekur gjatë operacionit, megjithëse theksohet se ata nuk u dorëzuan në thirrjen e parë të bërë nga ushtarët. Burimet, ende të pakonfirmuar bëjnë me dije se të arrestuarit i përkasin kartelit të drogës të njohur me emrin Sinaloa, megjithëatë burimet zyrtare thanë se nuk ishin në gjendje ta konfimojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›