E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajger Uds kerkon publikisht falje, per skandalin seksual

I turperuar Tajger Uds kerkoi nje falje publike me permasa te medha, teksa pranoi mekatet, gjate nates se kaluar: - "Kam poshteruar familjen time!" - theksoi Tajger Uds para kamerave per skandalin e fundit seksual. Sportisti i njohur ne bote dhe kampioni i Golfit tha se pergjegjesia familjare e ka bere qe te dihet keq. "Nuk jam treguar real me vlerat e njeriut, vlera qe meriton t'i kete familja ime", - theksoi 33-vjecari, i cili eshte i martuar dhe ka dy femije. Nderkohe qe i pranon mekatet personale, ai shton: - "I them keto fjale me gjithe zemer. Do te bej te pamunduren si nje person i mire, nje bashkeshort dhe nje baba i tille, sepse familje ime e meriton nje gje te tille". Uds eshte pergjigjur ne kete menyre, pas nje skandali seksual dhe kritikave te shumta qe kane vershuar ne adrese te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›