E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Dialog politik per zgjidhjen e problemeve

Molnari dhe Sequi

Bashkimi Europian riperserit apelin ndaj klases politike shqiptare qe te rifilloje menjehere dialogu mes dy forcave kryesore politike. Mesazhi ka ardhur gjate nje deklarate per shtyp te ambasadorit te BE-se ne vendin tone Ettore Sequi. Perfaqesuesi me i larte i Brukselit ne vendin tone theksoi se unioni europian po vazhdon perpjekjet qe Shqiperia te behet pjese e familjes europiane por duhet qe pala shqiptare te tregoje angazhim te sinqerte vendosmeri dhe besim. Ambasadori i Hungarise vendi i te cilit mban presidencen e radhes se BE-se Sandor Molnari kerkoi qe te nise menjehere dialogu mes mazhorances dhe opozites pasi vendi duhet te plotesoje kushtet per tu integruar ne familjen europiane. Ndersa ministri i Jashtem hungarez Janos Martonyi vend i te cilit per 6 muaj mbajti presidencen e BE-se tha se Brukseli nuk mund te zgjidhe problemet ne Shqiperi. Ne disa vende ka edhe probleme sic eshte per shembull Shqiperia. Por ne nuk mund te zgjidhim problemet tuaja. Na vjen vertet keq por jeni ju ata qe duhet ti zgjidhni vete ato. Dhe per kete duhet nje minimum bashkepunimi dhe mirekuptimi mes dy partive. Ju pra jeni te ndare. Kjo eshte normale ne nje demokraci. Por duhen ruajtur megjithate kufijte tha Martonyi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›