Ministri i jashtëm izraelit Lieberman viziton sot Tiranën

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman do të mbërrijë sot për një vizitë dy ditore në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij ai do të takohet me krerët më të lartë të vendit si me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali berisha, Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Në orën 16:30 ministri i jashtëm izraelit Lieberman do të zhvillojë një takim tet a tet me homologun e tij Edmond Haxhinasto dhe më pas dy ministrat do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa nesër kreu i diplomacisë izraelite do të takohet në orën 10:40 me kryeministrin Sali Berisha, në orën 11:25 do të takohet me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe në orën 12:10 do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi.
Gjithashtu Lieberman do të marrë pjesë edhe në disa aktivitetete kulturore të organizuara në Muzeun Kombëtar ndërsa do të vizitojë edhe Kalanë e Krujës.