E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto i kerkon Vatikanit emerimin e nje kardinali shqiptar

Diplomaci Vizita e ministrit te Selise se Shenjte ne Tirane

Kryediplomati i Vatikanit Dominique Mamberti homologu i tij shqiptar Edmond Haxhinasto i kerkoi dje gjate nje takimi ne Tirane qe Selia e Shenjte te shihte mundesine e emerimit te nje kardinali shqiptar. Kjo kerkese ndodhi gjate nje konference per shtyp qe dy homologet zhvilluan pas nje takimi dypalesh. Por nga ana e tij arqipeshkvi Dominique Mamberti deklaroi se plotesimi i kesaj kerkese ishte atribut i vete Papes Benediktit XVI. Keto personalitete fetare ne strukturen e Kishes Katolike ne vende te ndryshme ne nivelin lokal ata qe jane me te rendesishem jane peshkopet dhe prifterinjte. Aktualisht ne Shqiperi ka peshkope keshtu qe lidhur me caktimin e nje kardinali dhe per Shqiperine kjo eshte ne kompetence te Atit te Shenjte deklaroi Berisha. Nga ana tjeter gjate ketij takimi ministri Haxhinasto shprehu vleresimin per bashkepunimin e ngushte dhe frytdhenes ne fushat e turizmit te arkivave dhe te shendetesise. Po keshtu Haxhinasto deklaroi se ka ardhur koha qe dioqezat e medha shqiptare te kene ipeshkvinj peshkope shqiptare. Imzot Mamberti falenderoi ministrin Haxhinasto per ftesen dhe vleresoi lart traditen historike te bashkejeteses mes feve ne Shqiperi e cila eshte nje vlere per Shqiperine ne boten e sotme. Ai theksoi se zhvillimi i metejshem i marredhenieve dypaleshe shihet me shume interes nga Selia e Shenjte. Nga ana tjeter gjate nje takimi qe Mamberti zhvilloi me Kryeministrin Berisha u fol rreth nje vizite te mundshme te Papes aktual ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›