Regjistrimi i popullsise kuvendi diskuton pr/ligjin

Sipas projektligjit parashikohet qe rregjistrimi te behet mbi baza fetare dhe etnike. Per shkak te ndjeshmerise se kesaj ceshtje drafti pritet te shoqerohet me debate e diskutime nga deputetet e pranishem ne salle.
Në këtë nismë mësohet se do të ndryshohet neni 6 i këtij ligji, në të cilën parashikohet që “çasti i regjistrimit është mesnata e 31 marsit 2001. Mbledhja e të dhënave do të kryhet brenda muajit prill 2001”. Meqenëse afati i këtij ligji skadoi, qeveria propozon mendimin e këtij neni, duke bërë procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë në muajin tetor. Qeveria e shtyu nismën duke argumentuar me faktin se zgjedhjet lokale ishin arsyet kryesore, pasi në këtë proces do të angazhohen organet e pushtetit vendor. Por ndërsa një ndër arsyet e kësaj shtyrjeje ishte reagimi i ashpër që pasoi nga shoqatat, intelektualët dhe partitë politike ndaj një nisme për regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Kjo, pasi një gjë e tillë do të rriste në mënyrë artificiale numrin e minoritetit në Shqipëri. Ministri përgjegjës për procesin e regjistrimit të popullsisë, Genc Pollo, ka bërë të ditur se qeveria nuk do të tërhiqet nga regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, pavarësisht reagimeve të ashpra që u shoqëruan nga Aleanca Kuq e Zi, PDIU dhe një pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile, të cilësuar si ajka e intelektualëve shqiptarë.