BE: Dik Marti të dalë me prova konkrete për Thaçin

Bruksel, 15 dhjetor, NOA - Brukseli ka reaguar ndaj pretendimeve të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit kryeministri Hashim Thaçi identifikohet si âbosiâ i mafias në Kosovë dhe drejtues i një grupi kriminal që merret me trafikimin e organeve.
âNe i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë z. Marti që të dalë me provaâ, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton.
Ndërkohë, misioni i EULEX-it tha se do tâi shqyrtojë raportin me kujdes.
âNëse ka përmbajtje të këtij lloji, do të donim të dëgjojmë prej tyre më formalishtâ, tha zëvendës shefi i EULEX-it, Endrju Sparks për agjencinë âReutersâ.
Dje pas daljes së raportit dhe shkrimeve në mediat angleze reagoi dhe qeveria kosovare.
Qeveria e Kosovës thekson faktin se sikurse qytetarët e Kosovës, as opinioni i gjerë ndërkombëtar, ânuk do të bien pre e shpifjeve qëllimkëqija të kundërshtarëve të pavarësisë dhe sovranitetit të vendit tonë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që matrapazët e porositur të njollosin luftën e pastër të Ushtrisë Ãlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovësâ
a.k/NOA/Reuters