The Guardian, RaportiKE: Thaci bos i drogësdhe trafikut të organeve
TIRANE- E përditshmja britanike “The Guardian” publikon sot rezultatet e një raporti të Këshillit të Europës mbi krimin e organizuar.
Në raportin që i referohet burimeve të FBI-së, emri i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci, rezulton ndër personat që kanë lidhje me trafikun e drogës, armëve dhe organeve.
Sipas asaj që raportohet në gazetën britanike, Hashim Thaci qëndron në krye të një rrjeti mafioz shqiptar, përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe trafikut të organeve në të gjithë Europën Lindore.
“Hashim Thaçi është identifikuar si "bosi" i një rrjeti që e filloi aktivitetin kriminal në prag të luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe ka mbajtur ndikim të fuqishëm mbi qeverinë e drejtuar nga ai” shkruhet në gazetë.
Raporti është rezultat i një hetimi 2 vjecar i drejtuar nge Dick Marty, një investigues i të drejtave të njeriut që i referohet burimeve të FBI-së dhe në të shkruhet se Hashim Thaci është ndër emrat që kanë pasur ndikim të fortë në tregun e heroinës gjatë dekadës së fundit.
Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës dhe persona të tjerë të afërt me të akuzohen për tregëtinë e organeve të disa shtetasve serbë.
Sipas “The Guardian”, serbët janë vrarë dhe më pas u janë hequr veshkat në klinikën e njohur si 'Medicus' në Kosovë. Ndërkohë për këtë cështje akuzohet në mënyrë të drejtpërdrejtë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Raporti duket se i jep të drejtë pretendimeve të ish kryeprokurores së Hagës Carla Del Pontes në lidhje me trafikun e organeve të robërve serbë në veri të Shqipërisë.
Në raport thuhet se UCK-ja ka mbajtur robër serbë në një fshat të thellë në veri të Shqipërisë, ku ata u vranë ndërsa ogranet e tyre u shitën në tregun e zi.
Raporti në fjalë pritet të paraqitet ditën e enjte në Paris përpara diplomatëve europianë të Këshillit të Europës, nga raportuesi Dick Marty.
"The Guardian" shkruan se publikimi i këtij raporti vjen në një periudhë vendimtare për Kosovën, e cila zhvilloi zgjedhjet e saj të para që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Thaci shpalli fitoren ndërkohë që është në kërkim të formimit të koalicionit me partitë e opozitës.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Leuis i "The Guardian": Raporti i Martit, debat i fortë Qeveria e Kosovës hedh poshtë akuzat:Duan të njollosin UCK Artikulli i plote i "The Guardian"