Si reagoi Qeveria e Kosovës për akuzat e papranueshme të Dik Marti në âThe Guardianâ

Prishtinë, 15 dhjetor 2010 NOA â Menjëherë pas publikimit të akuzave bastarde të z.Marti, akuza që synojnë veçse të dëmtojnë imazhin e shqiptarëve në tërësi dhe Republikës së Kosovës në veçanti, si shteti ende i ri dhe i rrezikuar nga serbët, ka reaguar dhe Qeveria në Prishtinë.
Ajo kujtoi faktin se, në të përditshmen âThe Guardianâ u publikua një artikull i cili thirret në një raport të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dik Marti, i cili është në vazhdën e raporteve të cilat janë publikuar në 12 vitet e fundit dhe që kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës së Ushtrisë Ãlirimtare të Kosovës dhe të udhëheqësve të saj.
Qeveria pohon se pretendimet e botuara në âThe Guardianâ janë hetuar disa herë
nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është
konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të
konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së
Ushtrisë Ãlirimtare të Kosovës.
Për më tepër, është e papranueshme që shpifjet e një anëtari të Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Europës të paraqiten si opinione të vet
institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar.
Ãshtë e qartë se dikush dëshiron të pengoj Kryeministrin Hashim Thaçi pas
zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë
dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen
e vendit tonë.
Veprimet e tilla të ulta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral,
mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktuara që nuk ia duan të mirën
Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtar tashmë e di fare mirë se Dik Marti që
nga fillimi, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, ka qenë paragjykues
dhe i vendosur që të raportojë në favor të qëndrimeve që ka shprehur
bashkëpunëtorja dhe mikja e tij Karla Del Ponte dhe Qeveria e politikanët e
Republikës së Serbisë.
Por, publikimi i qëndrimeve të tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u
mbështetur në asnjë fakt dhe argument, nuk përkon me etikën profesionale që do
të duhej ta kishte gazeta âThe Guardianâ.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi do të ndërmarrin
të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet e Dik
Martit, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike.
As qytetarët e Republikës së Kosovës dhe as opinioni i gjërë ndërkombëtar, nuk
do të bijnë pre e shpifjeve qëllimkëqija të kundërshtarëve të pavarësisë dhe
sovranitetit të vendit tonë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që matrapazët
e porositur të njollosin luftën e pastër të Ushtrisë Ãlirimtare të Kosovës dhe
sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës i bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të
Këshillit të Evropës që të kundërshtojnë fuqishëm këtë raport shpifës dhe
tendencioz dhe të mos rreshtohen në anën e atyre që me çdo kusht duan ta
pengojnë stabilitetin, progresin dhe qeverisjen e mirë në Republikën e Kosovës.
e.r/NOA