BE: Diskriminim dhe dhunë kundër LGBT-së
1/4 e njerëzve homoseksuale të anketuar në një sondazh të madh të realizuar nga Bashkimi Europian thonë se i janë nënshtruar sulmeve apo kërcënimeve të dhunshme në pesë vitet e fundit.
Nga studimi zbulohet gjithashtu se të anketuarit që i janë nënshtruar dhunës dhe kërcënimeve janë kryesisht të shtresave të varfra ose të rinj.
Agjencia për të drejtat e njeriut në BE thonë se anketimit iu nënshtruan 93 mijë homoseksualë qytetarë të BE. Studimi publikohet sot në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë. 26% e të anketuarve thanë se ishin sulmuar apo kërcënuar me dhunë në 5 vitet e fundit.
Shumica e sulmeve kundër homoseksualëve kanë ndodhur në ambiente publike. Më shumë se gjysma e atyre që pohuan se ishin sulmuar thane se nuk kishin raportuar dhunën teë autoritetet pasi besojnë se asnjë veprim nuk do merret.
Rreth 20% e të anketuarve homoseksualë ose biseksualë dhe 29% e të anketuarve transeksualë thanë se kishin pësuar diskriminim në punë ose kur kane qenë në kërkim të një pune. 2/3 e të anketuarve thanë se janë përpjekur te fshehin ose të maskojnë seksualitetin e tyre në shkollë.
(e.m/News24/BalkanWeb)