Halimi: Sistemi gjyqesor i pavarur, Rama votoi kunder reformave ne parlament Klodiana Kotorri
Ministri i Drejtesise, Eduart Halimi, reagoi per akuzat ne Korce te kryesocialistit Edi Rama ndaj pushtetit gjyqesor. Halimi deklaroi diten e djeshme se kreu i opozites pergjate gjithe ketyre viteve ka sulmuar gjyqesorin drejtperdrejt si asnje lider i opozites ne bote. Rama u shpreh dje se vendi ka probleme me ekonomine, me institucionet dhe me drejtesine. “Mbi te gjitha ne sot kemi nje problem te madh me lirine. Ne sot duhet te zgjidhim problemin e madh te lirise, sepse sot cdo shqiptar i zakonshem nuk eshte i lire ta beje jeten e vet, pavaresisht se cfare mendon dhe do prej tij qeveria ne Tirane”- deklaroi Rama. Nderkohe qe pas akuzave te kryesocialistit reagoi Halimi duke u shprehur se sistemi gjyqesor eshte i pavarur. Halimi evidentoi ato cfare ka ne dore te beje qeveria, perpjekje te cilat sipas ministrit kane ndeshur vazhdimisht ne grushtin e forte dhe qendrimin kunder te opozites ne parlament. “Qeveria ka ne dore te hartoje projektligje per te reformuar sistemin, por ligjet per gjykatat jane me 3/5. Qeveria hartoi vetem vitet e fundit me shume se 12 ligje per reformen dhe progres raporti i vjetshem i BE e quajti progres modern reformen ne drejtesi. Por a i votoi Edi Rama ato ligje qe i kerkonte Bashkimi Evropian? Urdheroi voten kunder per reformimin e sistemit te drejtesise. Ai bllokoi te gjitha ligjet me 3/5 per 3 vjet dhe urdheroi deputetet e vet te mos votojne ligjet edhe kur ishin me shumice te thjeshte”- deklaroi Halimi duke shtuar se cdo Gjykate sot ka nje sistem dixhital dhe transparent per menaxhimin e ceshtjeve nga hedhja e padise deri ne perfundim te gjykimit. “Qeveria kerkoi te ngrinte Gjykaten Administrative, projekti u bllokua nga Edi Rama. Nje nga tre ligjet e integrimit, ka te beje me reformimin e Gjykates se Larte, c’ka do te sillte me shume shpejtesi dhe cilesi ne gjykim. Projekti u bllokua nga Edi Rama. Sot nuk kemi Gjykate Administrative dhe Gjykate te Larte me te mire, per shkak te Edi Rames. Gjykata Administrative do te ishte ndihme e madhe per zgjidhjen e mosmarreveshjeve te biznesit, Gjykata e Larte do te ishte ndihme e madhe per drejtesine dhe gjyqesorin ne pergjithesi duke qene maja e sistemit. Te dy keto sherbime kaq te rendesishme per qytetaret nuk i kemi sot, sepse i ka bllokuar Edi Rama”- deklaroi me tej Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi.
Reagimi
Pas akuzave te kryesocialistit, Edi Rama reagoi Halimi duke u shprehur se sistemi gjyqesor eshte i pavarur. Halimi evidentoi ato cfare ka ne dore te beje qeveria, perpjekje te cilat sipas ministrit kane ndeshur vazhdimisht ne grushtin e forte dhe qendrimin kunder te opozites ne parlament. Ministri deklaroi se Rama ka votuar kunder reformave ne parlament.
Reagimi
Pas akuzave te kryesocialistit, Edi Rama reagoi Halimi duke u shprehur se sistemi gjyqesor eshte i pavarur. Halimi evidentoi ato cfare ka ne dore te beje qeveria, perpjekje te cilat sipas ministrit kane ndeshur vazhdimisht ne grushtin e forte dhe qendrimin kunder te opozites ne parlament. Ministri deklaroi se Rama ka votuar kunder reformave ne parlament.