Kryeministri grek Samaras në Kinë: Greqia po e fiton bastin
"Greqia po e fiton bastin, ka përshkuar gjysmën e rrugës për rikthimin e saj", deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras, duke folur në Akademinë e Shkencave Sociale të Kinës, duke i ftuar kinezët të bëhen pjesë e "succes story" të Greqisë.
Samaras iu referua qytetërimit antik dhe shkëmbimeve kulturore midis të dy vendeve, duke theksuar mesazhet që ai donte të dërgonte nuk “ishin nga e shkuara, por ishin për shanset për të ardhmen”. "Kina është një vend që po zhvillohet me shpejtësi dhe po investon kudo, ndërsa Greqia nga ana e vet po del nga kriza dhe ka nevojë për investime”, tha ai.
Kryeministri Samaras iu referua edhe shanseve gjeopolitike që Greqia i ofron Kinës. Theksoi se në gjysmën e parë të vitit të ardhshën Greqia do të ketë presidencën e radhës të BE dhe se ky do të jetë një shans shtesë për të ndihmuar përafrimin e mëtejshëm të Kinës me Europën.
Samaras iu përgjigj edhe pyetjeve të studentëve të akademisë. I pyetur për politikën fiskale që po zbaton qeveria, u përgjigj: “Masat stabilizuese ishin të domosdoshme, pasi borxhi publik ishte tejkaluar. Nëse don të qëndrosh në këmbët e tua, duhet të përballosh problemin e borxhit. Kjo krijoi rreezikun për Grexit dhe ky ishte një bast që duhej të fitonim. Kemi me të vërtetë problem me papunësinë që ka arritur 27% dhe tek të rinjtë 60%, kjo është një kosto e rëndë sociale. Mirëpo po e përballojmë me ndihmën e BE, duke tërhequr investime. Deri në tetor do të jetë rikthyer likuiditeti në ekonomi dhe kemi pritshmëri të mëdha nga turizmi. Do të kemi 17 milionë turistë sivjet dhe duam që numri të shkojë në 18 milionë vitin e ardhshëm, nga shtim i i jnumrit të kinezëve që do të vizitojnë vendin tonë”.
Ndërsa, lidhur me marrëdhënien që don të krijojë me ekonominë e dytë më të madhe në planet, Samaras vuri në dukje se “marrëdhënia strategjike nuk është një taktikë dhe ka shtrirje në kohë. Nuk mund të kërkosh prej dikujt të të ndihmojë dhe kur të kalosh rrezikun ta harrosh. Duket të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata, ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, pa premtuar gjëra që nuk do të mund të ndodhin. Biznesmenë kinezë më kanë vizituar në zyrën time. E dimë se Kina mund të ne ndihmojë, investon në të gjithë botën dhe Greqia është porta hyrëse në Europë. Ejani të investoni në Greqi”.