E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: "Dosjet", jemi te shqetesuar

Bashkimi Evropian do te zhvilloje se shpejti takime me qeverine shqiptare per ligjin e hapjes se dosjeve, si nje nga ligjet qe lidhet me fatin e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Te shqetesuar mbi permbajtjen e ketij ligji si dhe proceduren e zbatimit te tij, Bashkimi Evropian, beri te ditur dje se do te nise takimet me kreun e ekzekutivit Sali Berisha, ku do te beje publike dhe qendrimet mbi zbatimin e ketij ligji ne Shqiperi. Ky takim, vjen pas hyrjes ne fuqi te ligjit diten e sotme. Ligj qe perfaqesuesit nderkombetare ne vend, e kritikuan ashper para votimit ne seance plenare, si dhe kerkuan rishqyrtimin e tij, me te gjitha grupet e interesit por pa rezultat, pasi mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, ishte e vendosur ta kalonte ne seance plenare, perkunder kundershtimeve nderkombetare, por dhe refuzimit te opozites per ta votuar nje ligj te tille. Duke qene se Bashkimi Evropian, sipas deklarates se presidences ceke, i kushton nje rendesi te madhe dialogut politik dhe e sheh si nje nga kriteret politike me rendesi thelbesore per pranimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, do te zhvilloje bisedime te metejshme mbi kete ceshtje. "Bashkimi Evropian i kushton nje rendesi te madhe dialogut politik pergjate spektrit politik. Ky eshte nje nga kriteret politike me rendesi thelbesore per pranimin ne BE. Ne te njejten menyre, ne i kushtojme nje rendesi te madhe nje gjyqesori mire-funksionues dhe politikisht te pavarur. Ligji i ri "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te administrates dhe te zgjedhurve" ngre shqetesime ne lidhje me disa aspekte si mbi proceduren, ashtu edhe mbi permbajtjen", reagoi dje BE. Ne kete kontekst, BE do takohet me qeverine, qe te beje te qarte pozicionin e BE-se. Hyrja ne fuqi e ketij ligji, duket se do te lekunde jo pak marredheniet mes vendit tone dhe BE-se. Ne fakt, paralajmerimet e nderkombetareve, u bene dhe kohe me pare, para miratimit te ligjit. Reagime kunder hapjes se dosjeve me ligjin e miratuar nga Kuvendi, erdhen jo vetem nga OSBE, Komisioni Evropian por dhe nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Te vene perballe faktit te miratimit dhe hyrjes ne fuqi te ligjit, nderkombetaret me pas, u mjaftuan ne dhenien e keshillave, se ne zbatimin e tij Shqiperia duhet te konsultohet me eksperte te huaj.

"Dosjet, qeveria te reflektoje mbi komentet e BE"

Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh ne te njejten linje, i beri thirrje qeverise te reflektoje mbi komentet e Bashkimit Evropian per ligjin e dosjeve. "Une kam thene dhe me pare, se ndonese nuk jam kunder ne parim, per nje ligj per pastrimin e figurave, nje ligj i tille duhet te bazohet tek shteti ligjor, respektimi i pavaresise se gjyqesorit, perfshire ketu edhe Gjykaten Kushtetuese", u shpreh Bosh. Sipas tij, ligji per hapjen e dosjeve duhet te jete ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise dhe ne respektim te plote te standardeve nderkombetare. Ndaj, ne keto kushte, Ambasadori i OSBE-se, shprehu gatishmerine, "per te ndihmuar autoritetet shqiptare, ne aspektet teknike per kete ceshtje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›