Teliti, asnje afat per kartat

Kane kaluar 3 dite qe nga dita e 26 janarit, e cila ishte caktuar per te shperndare leternjoftimin e pare te ri, e megjithate, kjo nuk ka ndodhur. Pyetur ne lidhje me keto vonesa dhe nje date fikse kur qytetaret mund te paraqiten t'i terheqin leternjoftimet e reja per te cilat kane aplikuar, drejtori i Gjendjes Civile Armand Teliti, nuk mund ta thote me saktesi se kur nis ky proces. "Besoj se se shpejti, qytetare qe kane bere aplikimin do t'i kene ne dore leternjoftimet e reja. Nuk mund ta them me saktesi se kur, por kjo do te ndodhe se afermi", thote Teliti.
Kartat
Te trembur nga sanksionet e mundshme per te cilat u fol ne fillim te nisjes se procesit, qytetaret kane vrapuar drejt zyrave te minibashkive ne Tirane, me shpresen se do ta terhiqnin dokumentin e ri. Por, punonjesit e ketyre njesive bashkiake u kane deklaruar se dokumenti i ri i identifikimit nuk eshte ende gati. E ne fakt, kjo nuk ndodhi vetem diten e 26 janarit, kur u tha zyrtarisht se do te niste shperndarja, as te nesermen, dhe as dje, dhe nuk pritet te ndodhe brenda kesaj jave. Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti tha dje per "KJ" se end nuk di se kur do te ndodhe nje gje e tille. "Di vetem te them se nuk do te vonohet shume", thote Teliti, duke u shprehur se ky eshte nje sistem i ri qe vihet ne pune dhe nuk mund te pretendohet se do te shkoje fjolle qe ne fillim. Normalisht, qe kjo ndermarrje e madhe ka problemet e veta, deri sa te vihet ne vije. Megjithate, drejtori Teliti shprehet se sapo ky problem te zgjidhet, qytetaret do te njoftohen publikisht per te terhequr leternjoftimet e tyre, per te cilat aplikimin e kane bere disa jave me pare.
Problemet
Pervec problemit te mosdhenies ne kohe te kartave te identitetit, gjate procesit te aplikimit jane verejtur probleme te tjera. Problemi i pare lindi me dublimet. Sipas punonjesve te minibashkive ka mjaft raste kur qytetaret qe kane jetuar ne rrethe te ndryshme, por kane bere pasaportizimin ne Tirane, figurojne edhe ne gjendjet civile te rrethit ku kane banuar me pare. Kjo ka bere qe deri tani, ata te kene votuar ne te dy vendet. Megjithate, per te shmangur nje gje te tille, punonjesit e Njesive Bashkiake kane kerkuar ndihme nga Ministria e Brendshme, qe te gjejne nje mekanizem per ta zgjidhur kete problem. Nje tjeter problem eshte lidhur me faktin, nese ne leternjoftim do te shenohej rrethi i lindjes, apo fshati. Disa prej aplikanteve qe kane paraqitur certifikatat si dokument identifikimi per te aplikuar, kane shenuar vendin e lindjes. Kjo, pasi ne certifikata shenohet specifikisht vendi i lindjes, duke qene se merret ne gjendjen civile te lagjes. Ndersa ata qe kane paraqitur pasaportat si dokument identifikimi per te bere aplikimin per karte, kane shenuar rrethin e lindjes.
Percet ne karta, shkaktuan probleme
Ne ditet e para te aplikimit per karta identiteti, punonjesit e minibashkive hasen ne probleme, kur grate myslimane qe u paraqiten per te aplikuar, nuk pranuan t'i hiqnin shamite. Megjithate, kjo gje u zgjidh pas nje takimi te zv/ministrit te Brendshem Ferdinand Poni dhe kreut te Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muca. Ne fakt, sipas eksperteve, mbulimi i nje pjese te fytyres nga percet, cenon elementet e sigurise se leternjoftimeve dhe pasaportave te reja biometrike. Kjo nuk eshte hera e pare qe mbajtja e perces kthehet ne objekt debati, mes kesaj kategorie dhe institucioneve te ndryshme.
Pensionistet
Duket se eshte kategoria me e frikesuar nga penalitetet qe merren ne rast se nuk aplikohet per karten e identitetit. Keshtu, ata kane zgjedhur qe me mire te qendrojne ne radhe per ore te tera, sesa te humbasin te drejten per te marre pension.
Rimbursimi
Kryeministri premtoi gjate nje mbledhjeje te qeverise se, njerezit qe trajtohen me asistence dhe studentet perfitojne uljen e tarifes per karten e identitetit, pasi qeveria do t'i kompensoje ata ne baze te perqindjes se miratuar ne mbledhjen e radhes.