E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merret peng, leshohet ne mengjes

TIRANE - Kater persona kane marre dhe mbajtur peng nje te ri, pasi e kishin marre me dhune nga shtepia, me te fejuaren. Policia e Tiranes, ka bere te ditur gjate dite se, kater te dyshuarit jane vene nen hetim ne gjendje te lire. Denoncimi per kete ngjarje ishte bere disa dite me pare. Diten e djeshme, uniformat blu kane mundur te zbardhin kete ngjarje. Ardian R. 21 vjec, me banim ne Qytetin Studenti, disa persona e kane marre forcerisht ne oret e vona te se dieles dhe e kane mbajtur peng per disa ore. E fejuara e tij, me inicialet E. D., e shqetesuar eshte nisur ne drejtim te policise dhe ka bere denoncimin. Sipas burimeve zyrtare, vajza e re kishte deklaruar se, persona te panjohur rreth ores 01:30, kane ardhur dhe kane marre Ardian R., duke e futur me force ne makine. Por ai eshte kthyer ne mengjes dhe ka shkuar ne polici ku ka deklaruar se, nuk ishte rrembyer por kishte dale per qejf me shoket e tij.

Denoncimi

Vajza e re, me te cilen bashkejetonte personi i marre peng, ka treguar ne telefonaten e saj se jetonte ne nje banese private prane godines numer 22, ne Qytetin Studenti. Me t'u njoftuar ne vendin e ngjarjes, kane shkuar sherbimet e grupit te gatshem ne posten e policise te Qytetit Studenti, te cilet kane marre kontakt me vajzen e re. Ajo eshte shoqeruar ne ambientet e policise, ku eshte marre ne pyetje nga nje oficer policie. Sipas denoncimit, ajo ka qene duke ndenjur bashke me te fejuarin e saj, ne banesen e marre me qira. Ajo ka thene ne polici, se kishte pak kohe qe kishte ardhur ne Tirane. Pas kesaj jane vene ne levizjet forcat e policise. I riu eshte kthyer ne shtepi dhe kishte deklaruar se, kishte qene ne disko dhe nuk ishte rrembyer nga ndonje njeri.

Hetimet

Por arsyeja e dhene nga i rrembyeri nuk e ka bindur policine. Keta te fundit kane vazhduar hetimet dhe kane marre ne pyetje personat, sipas deshmise se dhene. Pas kesaj eshte arritur ne perfundimin se, Shaqir D., 48 vjec, Sali D., 45 vjec, Hamit K., 48 vjec dhe Hysni D., 38 vjec, te gjithe te lindur ne fshatin Rukaj, kishin marre te riun peng per disa ore duke e mbajtur ne nje banese ne Tirane. Keta te fundit kane deklaruar ne polici se, e kishin marre te riun per nje ngjarje te vjeter. Policia e kryeqytetit beri te ditur se, kater personat jane vene nen hetim jo per "rrembimit ose mbajtjes peng te personit", por per "heqje te pa ligjshme te lirise se personit" dhe te "shtrengim me kanosje apo dhune per dhenie pasurie".

Akuzat

Nga hetimet e bera policia ne bashkepunim me prokurorine, ka arritur ne perfundimin se, nuk ka te beje me vepren e "rrembimit ose mbajtjes peng te personit", por kemi te bejme me vepren penale te "heqjes se pa ligjshme te lirise se personit" dhe te "shtrengim me kanosje apo dhune per dhenie pasurie".

Te dyshuarit

Kater persona jane vene nen hetim ne gjendje te lire nga policia. Nga hetimet e bera eshte arritur ne perfundimin se, Shaqir D., 48 vjec, Sali D., 45 vjec, Hamit K., 48 vjec dhe Hysni D., 38 vjec, te gjithe te lindur ne fshatin Rukaj, kishin marre te riun peng per disa ore, duke e mbajtur ne nje banese ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›