Berisha: Kriza, s'ka vend per panik

Qendrueshmeria ekonomike e Shqiperise, pavaresisht krizes ekonomike qe ka perfshire boten, ka mberritur deri ne Davos, nepermjet kryeministrit Berisha. Ai theksoi dje se ndonese kriza ekonomike ka perfshire pjesen me te madhe te vendeve te botes, Shqiperia eshte nje vend, i cili vazhdon te kete rritje ekonomike. Kjo deklarate e kryeministrit erdhi gjate pjesemarrjes se tij ne Forumin Ekonomik Boteror te zhvilluar ne Davos te Zvicres. Per Berishen, ekonomia shqiptare po ecen mjaft mire, me nje rritje ekonomike 9.9 per qind. Ndonese sipas tij, kjo krize boterore mund te pasqyroje krizen ekonomike ne nje renie te eksporteve dhe importeve dhe te ardhurave nga emigrantet, kjo nuk do kete ndikim te madh ne ekonomine e vendit. "Duke qene se Shqiperia ka ende shume burime per t'u shfrytezuar dhe shume projekte qe kane marre rrugen e zhvillimit, ka optimizem per te pasur rritje ekonomike te metejshme", tha Berisha. Ne lidhje me rruget qe mund te perdoreshin per zgjidhjen e kesaj krize, kryeministri Berisha deklaroi se, nuk mendonte se proteksionizmi do te ishte rruga e duhur per te shkuar drejt zgjidhjes se krizes aktuale dhe evidentoi si pergjegjes per kete, ineficencen e rregullave ekzistuese te tregjeve financiare. Sipas Berishes, nje Martin Luther i ri per financat, pra, nje politike reformatore ne fushen e financave, do te ishte pergjigjja e duhur per zgjidhjen e kesaj krize. "Ndonese perfundimisht perpjekje nga vende te vecanta jane te domosdoshme dhe te dobishme, nje perqasje globale ndaj krizes eshte e nevojshme. Kjo eshte nje krize e rende, por dalja prej saj duhet te nise nga besimi. Paniku eshte absolutisht faktori me agravues i kesaj krize", deklaroi kryeministri Berisha ne Forumin ku merrnin pjese krere te larte nga te gjitha vendet e botes. Po keshtu, kryeministri Berisha theksoi se ideja e bankave te keqija, mund te ndihmojne ne zgjidhjen e krizes se besimit, e cila eshte nje faktor madhor ne paqendrueshmerine e tregjeve financiare boterore. "Mendoj se Presidenti Barack Obama, ka kete ide dhe kjo mund te jete e dobishme per te deshmuar se jo te gjitha bankat jane te prekura nga kriza", theksoi kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se Presidenti i ri amerikan do te merrte masat e duhura, per te zbutur kete krize. Gjate debatit te djeshem ne Forum u theksua se cdo krize ekonomike, pervec problemeve te medha me te cilat shoqerohet, sjell edhe mundesine per te marre vendime thelbesore ekonomike dhe politike, qe duhet te jene largpamese. Debati u fokusua edhe ne sfidat qe solli kjo krize per ekonomine boterore, rrugedaljet dhe zgjedhjet qe duhet te ndermarrin fuqite e medha ekonomike, per t'i dhene zgjidhje asaj.