E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Duhet përgjegjshmëri nga shqiptarët e serbët në Kosovë

BRUKSEL- Bashkimi Europian kërkoi sërish nga shqiptarët dhe serbët në pjesën veriore të Kosovës që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri. Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes së diplomacisë Europiane Catherine Ashton deklaroi se Brukseli po i shikon me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së një personi në veri të Kosovës. BE dënon incidente të kësaj natyre në Kosovë.

“Kemi thënë dhe do vazhdojmë teë kërkojmë nga të dy palët të tregojnë përmbajtje, të tregojnë përgjegjshmëri dhe të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar. Mendojmë se tensionet e fundit nuk janë në frymën e dialogut dhe në frymën e Bashkimit Europian”-deklaroi Kocijancic duke shtuar se angazhimi që të dy palët kanë zgjedhur për dialog, do të thotë gjithashtu që ata janë të gatshëm që të gjejnë zgjidhje për dallimet që ekzistojnë në terren ne interes dhe në të mirë të popullit. 

Zëdhënësja e Ashton deklaroi se BE do vazhdojë të punojë duke kërkuar që marrëvëshjet e arritura në Bruksel të vihen në zbatim.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›