E Diel, 1 Nëntor 2026

Ref. Zgjedhore, Gjiknuri: Mbyllet brenda prillit, në 2013 votat numërohet elektronikisht

TIRANË- Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri shprehet optimist se reforma zgjedhore mund të përfundojë brenda këtij muaji, ndërsa theksoi se po punohet intensivisht që në zgjedhjet e 2013 të përdoret sistemi elektronik i votave.

Gjiknuri konfirmoi se Partia Socialiste pret një konsensus më të gjerë për rishikimin e sistemit zgjedhor, të kërkuar nga partitë e vogla.

 “Është i lidhur me një kapitull tjetër që ka të bëjë me sistemin elekotronik në qëndrat e votimit. Jemi duke punuar intensivisht, që brenda këtij muaji të mbyllet nga komisioni. Ne e kemi pikëpamjen tonë dhe po presim që të ndërtohet një propozim i gjithëpranuar. Partitë e vogla preken më shumë dhe në respektim të tyre ne e kemi shprehur këtë qëndrim, cështja e KQZ do diskutohet javën tjetër. Numërimi elektronik do përdoret në zgjedhjet e 2013”,- deklaroi Gjiknuri. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›