E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ndalon gjyqtaret në kufi, PDIU: Hakmarrje e ulët ndaj drejtësisë

TIRANË- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) shpreh indinjatën ndaj autoriteteve greke, të cilat refuzuan kalimin e kufirit, gjykatëses së Apelit Entela Prifti dhe dy kolegeve të saj Brunilda Mano dhe Afërdita Maho, të cilat dënuan kreun e OMONIA-s Naum Disho me 1 vit burg për dhunimin e varreve. 

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë peër mediat PDIU e konsideron moslejimin e kalimit të tyre në kufi hahakmarrje të ulët ndaj zyrtareve të drejtësisë,të cilat sipas PDIU në mënyrë të ligjshme dënuan shkelësin e ligjit, shqiptarin “bukëshkalë”, sic e quajne ato, Naum Dishon. 
Sipas PDIU ky është një rast i ngjashëm me mosnjohjen e toponimeve çame prej shtetit grek.

“Ky veprim i ulët është një përshkallëzim i sjelljes aspak dinjitoze të deritanishme të autoriteteve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptarë që kanë lindur në trojet autoktone shqiptare të Camërisë flet për një axhendë të qartë shoviniste qe po përvijohet në nivele shtetërore greke që vë në pikëpyetje jo vetëm fqinjësinë e mirë në rajon por edhe nivelin e modernitetit të këtij shteti. A mos vallë edhe kësaj radhe bëhej fjalë për një rast të ngjashëm me mos-njohjen e toponimeve tona çame prej shtetit grek dhe kërkohet që në dokumentat e zyrtarëve tanë të shkruhet "dhikastis" dhe " isangjeleas" në vend të gjykatësit dhe prokurorit?”,- shprehet PDIU.

PDIU i kërkon Ministrise së Jashtme të kërkojë sqarime për aktin e pahijshëm ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë.
“Ne kërkojmë nga ministria jonë e jashtme që të kërkojë sqarime për aktin më të fundit të pahijshëm ndaj përfaqësuesve të institucioneve tona të drejtësisë dhe gjithashtu do vihemi në kontakt me organizatat greke të të drejtave të njeriut që të bëjnë presion ndaj shtetit të tyre që mos të rrëshqasë në forma arkaike të shovinizmit prej frustrimit që vjen nga kriza ku elita aktuale politike e ka zhytur vendin fqinj. Ne bëjmë thirrje që I arratisuri Disho të ekstradohet për tu ballafaquar me dënimin e ligjshëm që ka marrë përndryshe do të bëjmë presion që shteti shqiptar të rishikojë marrëdhëniet bilaterale në fushën e rendit, drejtësisë dhe sigurisë me Greqinë duke iu përmbajtur kryekëput parimit të reciprocitetit. Ne jemi të bindur që në këtë aspekt është Greqia ajo që humbet dhe po ashtu skemi fije dyshimi që nëse ky shtet vijon me këtë sjellje arrogante, ai ka për të humbur respektin dhe influencën jo vetëm mes trojeve shqiptare por në mbarë rajonin”,- thekson PDIU. 

Kryetarja e gjykatës së Apelit Entela Prifti dhe dy koleget e saj Brunilda Mano dhe Afërdita Maho, të cilat dënuan kreun e OMONIA-s Naum Disho me 1 vit burg për dhunimin e varreve, janë ndalaur në kufi. Kontrollorët grekë kanë motivuar refuzimin e hyrjes me faktin se janë persona me rrezik për shtetin grek. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›