Interkonjeksioni, Rama: Berisha qelibari akuzoi si mafioze Bankën KfW
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se ka bllokuar qëllimisht projektin për ndërtimin e linjës së interkoneksionit Shqipëri-Kosovë. Sipas Rames, Berisha ka fyer me deklaratat e tij, qeverine gjermane, median e lire dhe opoziten.
“Berisha foli për klikën e mafias duke akuzuar si zëdhënës të mafias KfW, gazetën ‘Zëri” dhe natyrisht edhe opozitën. Nuk di nëse tek mafia ai fut edhe partinë e koalicionit të tij. Kjo është çështje që i takon ta zgjidhin me njëri- tjetrin. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që të besojë se banka që përfaqëson shtetin gjerman të jetë mafioze dhe Saliu të jetë qelibari. Ai la nam duke përcaktuar si fitues të konkursit për Kuvendit, kompaninë me çmim më të lartë në kundërshtim të hapur edhe me ministrin e tij të financave”.
Në emër të opozitës shqiptare, kryetari i PS në një konferencë për shtyp i bëri thirrje kryeministrit të zhbllokojë projektin.
“Në emër të opozitës shqiptare, i bëj thirrje kryeministrit ta heqe postbllokun e korrupsionit nga projekti dhe të mos damkosë më tej qeverinë me vulë antikombëtare turpi”.
Referuar deklaratave një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha që theksoi se, akuzat për interkonjeksionin janë krizë e mafias së dëshpëruar, Rama iu përgjigje si më poshtë “Përrallat më të bukura i tregojnë vetë kapot, ndërsa politikanët sa më shumë e ndihmojnë me vepra aq më shumë bëjnë gjëra të tilla. Nuk e di nëse Saliu është kapo i mafias që tregon përrallla, apo politikan që i shërben mafias. Por nuk e dyshoj fare, nëse mafia ka lidhje me këtë histori, ai është vetë kryeministri. Vetë kryeministri është dëshmitari më i informuar për aferet e mafias në Shqipëri”.
Rama ritheksoi se, duke parë nga afër dokumentacionin e procesit të bllokuar të linjës me Kosovën të vret syrin qëndrimi arrogant i qeverisë dhe të shpon hundët era e keqe e një historie ku shtiza e flamurit të korrupsionit qeveritar po i ngulet në shpinë Shqipërisë dhe Kosovës.
Dhe një ditë më parë në një deklarim të tij, Rama theksoi se linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është bllokuar prej një viti dhe se po mbahet peng qeveria gjermane, një bankë e së cilës financon projektin. Sipas Ramës, qeveria shqiptare të shpjegojë se pse nuk ia kalon linjën e furnizimit me energji Kosovës.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera KfW: Zhbllokoni interkonjeksionin Interkonjeksioni, Berisha: Akuzat, krizë e radhës e mafies së dëshpëruar