E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Embargo mbi importin e naftës nga Siria

Bashkimi Evropian po negocion që të imponojë një embargo mbi importin e naftës nga Siria, në fund të javës së ardhshme, për të rritur presionin mbi presidentin sirian Bashar al-Assad. Kështu raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për të shqyrtuar mundësi të reja për sanksionet ndaj Sirisë, për shkak të dhunës disa mujore mbi protestuesit anti-qeveritarë.

Embargoja e naftës do të jetë një hap i madh për shkak se disa shtete anëtare të BE-së mund të pësojnë humbje për shkak të lidhjeve të tyre të importit të naftës nga Siria.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën në Siri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›