E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 2 pozicione

Kombëtarja shqiptare gjendet në vendin e 57-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s duke ngjitur 2 pozicione në klasifikim me muajin e kaluar.
Në renditjen e FIFA-s Hollanda zë vendin e parë duke zbritur më poshtë në tabelë Spanjën e cila prej më shumë se një viti e mbante këtë pozicion. Humbja e kampionëve të botës në fuqi në miqësoren ndaj Italisë ka ndikuar në këtë ndryshim në krye të klasifikimit.

Gjithashtu në renditjen e FIFA-s Uruguaji është shpallur ekipi më i mirë i Amerikës Latine duke zënë vendin e pestë, i ndjekur nga Brazili në vend të gjashtë.

Në këtë renditje kanë ndikuar 66 ndeshjet zyrtare të zhvilluara mes kombëtareve të ndryshme në të gjithë botën, 60 ndeshje prej të cilave kanë qenë miqësore.

Ja renditja e 10 skuadrave të para:

1. Hollandë 1.596 pikë
2. Spanjë 1.563
3. Gjermani 1.330
4. Angli 1.177
5. Uruguaj 1.174
6. Brazil 1.156
7. Itali 1.110
8. Portugali 1.060
9. Argjentinë 1.017
10. Kroaci 1.009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›