Liga e Kampioneve Venger Do te vulosim suksesin

Dhjetë skuadra do të zbresin sot në mbrëmje në fushën e lojës për pesë vendet e mbetura të lira për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, ndërsa e gjithë vëmnedja do të drejtohet te skuadrat e mëdha të Europës.
Arsenali do të zbresë në fushën e Udinezes për të kompletuar suksesin pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë. Suksesi minimal nuk i lejon skuadrës së Arsen Venger të jetë e qetë, ndërsa problemet e shumta që kanë shoqëruar këtë mërkato ia vështirësojnë punën londinezëve.
Arsenali duhet të bëjë në këtë sfidë pa shumë prej lojtarëve më të rëndësishëm, të cilët u larguan gjatë këtyre ditëve. Megjithatë, Venger është shprehur optimist se futbollistët e tij do të vulosin suksesin për të luajtur në grupet e Champions.
Me të njëjtin objektiv zbresin në fushë italianët e Udinezes. Skuadra e drejtuar nga Guidolin bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e parë, megjithëse u mund minimalisht. Udineze do të mbështetet sërish te kapiteni i saj Antonio Di Natale, i cili është dhe pika e referimit për formacionit vendas.
Në ndeshjet e tjera që do të luhen sot në mbrëmje, Benfika do të presë në fushën e saj Twente, Olimpiku i Lionit do të vizitojë rusët e Rubin Kazan, çeket e Plizen do të luajnë kundër Kopenhagen, ndërsa Sturm i Graz do të presë Bate Borisov.
Nertan Prifti