E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: "Korrupsioni, sa vete kane shkuar ne burg"

Nje muaj pas publikimit te raportit te Komisionit Evropian, Brukseli i kerkon qeverise shqiptare te identifikoje rastet korruptive qe ajo ka cuar per ndjekje penale, ne menyre qe Komisioni Evropian te kuptoje se ku qendron pergjegjesia. Kete deklarate e beri dje drejtori i Zyres per Shqiperine ne Bruksel, Dirk Lange, pas perfundimit te bisedimeve dypaleshe ne Tirane."Korrupsioni eshte nje ceshtje e veshtire ne Shqiperi, por jo vetem ne Shqiperi. Dhe nuk ekziston nje mase e vetme qe ta zgjidhe menjehere kete problem. Qeveria duhet te jete e qarte se si t'i ndjeke rastet e korrupsionit. Ne kete aspekt, nuk eshte e mjaftueshme te thuash qe e dime se ka korrupsion, por ai duhet te ndiqet nga prokuroria dhe te denohen personat. Ne po kerkojme shifra nga qeveria se sa raste korrupsioni ka paraqitur dhe kush ka perfunduar ne burg", u shpreh Lange. Edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kerkoi bashkepunim nga institucionet dhe opozita per te pasur rezultate ne luften kunder korrupsionit. "Lufta ndaj korrupsionit nuk eshte nje mision i vetem i qeverise shqiptare, por kerkon bashkepunim te te gjitheve per perfshirjen e forte dhe te gjitha strukturave te tjera", u shpreh Bregu. Komisioni Evropian i beri serish thirrje klases politike per bashkepunim ne thellimin e reformave ne drejtesi dhe reformen zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›