Vendoret s'kane para, rrezikohen pagat e arsimit
Arsimtaret e disa shkollave ne qytetet dhe fshatrat e Elbasanit, rrezikojne te mos perfitojne pagen e muajit dhjetor, per shkak se njesite vendore kane parashikuar ne buxhet fond me te vogel nga sa nevojitet normalisht. Pengese serioze duket se mbetet derdhja e sigurimeve shendetesore dhe shoqerore ne degen e thesarit. Per ceshtjen e derdhjes se sigurimeve eshte interesuar direkt Ministria e Financave. Me urdher te posacem te ministrit Ridvan Bode u eshte kerkuar degeve te thesarit ne rrethe qe te mos lejojne kryerjen e pageses per paga per asnje ministri apo institucion buxhetor, te pashoqeruar me pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore.
Duke komentuar situaten, pergjegjesja e deges se thesarit ne Elbasan, Suela Myftari, deklaroi dje per "Koha Jone", se gjendja eshte e tille qe fondet e akorduara nga Ministria e Financave jane te pamjaftueshme, cka nenkupton se nje pjese e arsimtareve rrezikojne te mos perfitojne pagat. "Ne menaxhojme fondet buxhetore dhe jemi hallke ndermjetesuese. Mund te ndodhe qe arsimtaret te perfitojne pagen dhe te mos sigurohen, duke shkaktuar me pas probleme ne grumbullimin e detyrimeve. Ne kemi marre kontakt me Drejtorine Arsimore, por edhe me njesite vendore", - perfundoi Myftari.
Nderkohe, Drejtoria e Arsimit ka sqaruar se njesite vendore nuk kane parashikuar ne fillim te vitit rritjen financiare prej 10-15%, qe ka ndodhur me kontributet shoqerore dhe shendetesore, per shkak te rritjes se pagave te arsimtareve. Drejtori i Drejtorise Arsimore, Fatos Bajraktari, u shpreh se njesite vendore kane kerkuar shumen e nevojshme ne fillim te vitit dhe nuk kane parashikuar rritjen mesatare 10-15% qe ka ndodhur gjate ketij viti. "Nga njera ane nuk eshte edhe faj i tyre, pasi gjate vitit ka pasur shtesa te pages, te cilat jane reflektuar edhe ne rritjen e derdhjes se kontributeve shoqerore", tha Bajraktari. Ai kembenguli se jane marre te gjitha masat qe situata te zgjidhet sa me pare dhe arsimtaret te perfitojne pagen e muajit dhjetor. "Ne kemi kontaktuar edhe me Ministrine e Arsimit dhe zyren e posacme ne kete dikaster", theksoi kreu i Arsimit. Ne Elbasan numerohen 24 njesi vendore, ku perfshihet edhe Bashkia e Elbasanit.
Ja cfare ka firmosur Bode
Shkresa e Ministrise se Financave mban daten 26.11.2007, me numer protokolli 8717. Ne kete urdher shkruhet: "Ne mbeshtetje te nenit 102, pika 4, te Kushtetutes, ne zbatim te ligjit nr. 8379, date 29.07.1998 "Per hartimin dhe zbatimin e buxhetit te shtetit ne Republiken e Shqiperise", urdheroj te gjitha ministrite dhe institucionet buxhetore te kryejne derdhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore ne javen e pare te muajit dhjetor. Deget e thesarit te mos lejojne kryerjen e pageses per paga per asnje ministri apo institucion buxhetor te pashoqeruar me pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka marre masa per venien ne dispozicion te deklaratave per pagese te kontributeve shoqerore qe ne daten 1.12.2007 per te gjithe ministrite dhe institucionet buxhetore. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere". Shkresa mban firmen e ministrit Ridvan Bode dhe vulen e Ministrise se Financave.
Si do te procedohet me fondet
Sipas pergjegjeses se deges se thesarit ne Elbasan, Suela Myftari, njesite vendore jane porositur qe te kontaktojne me Drejtorine Arsimore dhe nese iu nevojiten fonde shtese t'ia percjellin kerkesen kesaj drejtorie. Drejtoria Arsimore ja percjell kerkesen Ministrise se Arsimit dhe kjo Ministrise se Financave. "Eshte Ministria e Financave qe na delegon ne ekzekutimin e shumave te kerkuara. Nga kontakti qe kemi marre me Drejtorine Arsimore, Ministrine e Arsimit dhe Finances eshte premtuar se gjendja do te zgjidhet shume shpejt". Pergjegjesja e thesarit ka nenvizuar se zyra e saj eshte nje zbatuese e thjeshte e urdhereses se ministrise, e cila ka si synim qe buxhetoret dhe arsimtaret te perfitojne sigurimet shoqerore.