E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngujohen Bucet, leje per varrim

Fshati Lure Qender duket i ndare me dysh nga dhimbja. Askush nuk di te thote nese faji eshte i njerit apo i tjetrit. Urtesia e banoreve te kesaj zone ka bere qe pothuajse ne cdo rast te evitohet zgjidhja e debateve me arme, ndersa tashme ata duhet te percjellin dy kufoma. Banesa e Ferit Bucit eshte vetem pak metra larg shtepise se Gjocajve. Ato ndahen mes tyre nga rruga automobilistike. Dera e tyre eshte e mbyllur dhe asgje nuk pipetin ne oborr. Policia ka marre situaten nen kontroll dhe nuk lejon asnje levizje te dyshimte ne drejtim te baneses. Meshkujt e fisit te Buceve jane ngujuar nga frika e gjakmarrjes, menjehere pasi eshte konstatuar krimi. Banoret e fshatit tregojne se familjaret e Granit Gjocit kane mberritur ne lokalin ku ndodhi masakra disa minuta pasi ishin larguar vrasesit. Xhaxhai i tij, Han Gjoci, i shoqeruar nga djemte, kane marre ne nje batanije e me pas kane ngritur trupin e djalit te tyre, te cilin e kane derguar prane baneses. Ndersa nuk e kane prekur me dore fqinjen e tyre, Nazife Buci.
Trupi pa jete i vajzes ka qendruar disa ore e shtrire te dera e lokalit. Askush nga familjaret e saj nuk ka guxuar te dale jashte per te marre kufomen, pasi i jane druajtur vrasjes per gjakmarrje. Pas me shume se dy oresh, ka mberritur policia e Dibres dhe prokurori i ceshtjes, te cilet, pasi kane bere ekspertimet e nevojshme, kane marre trupin e viktimes dhe e kane dorezuar ne familjen e saj.
Ngujimi i Buceve eshte "thyer" vetem per nje ore, aq sa ka mjaftuar per te percjelle vajzen e tyre per ne banesen e fundit. Rreth ores 12:00, nje numer i kufizuar njerezish jane pare te cojne arkivolin me trupin e 23-vjecares ne varrezat e fshatit dhe me pas jane kthyer menjehere ne banesen e tyre. Per te kryer nje rit te tille, ata kane kerkuar ndihmen e kryetarit te komunes, Hakik Gjikola dhe kryeplakut te fshatit, Nikoll Vladi te cilet, pas disa bisedave te tensionuara ne familjen Gjoci, kane siguruar lejen e nevojshme per daljen e disa burrave per te kryer ritualin e varrimit te vajzes se pafat. Ne negociata kane marre pjese edhe uniformat blu, te cilat kane garantuar se impenjimi i tyre do te bente qe asgje e papelqyeshme te mos ndodhte gjate ceremonive funebre.
Ne oren 13:30, disa metra me tutje, ka dale edhe arkivoli me trupin e 19-vjecarit Granit Gjoci, i shoqeruar nga dhjetera familjare, miq e te aferm. Viktima e momentit te cmendurise se tre vellezerve fqinje, eshte percjelle me lot e lule, nje ore e gjysme pas vajzes, qe u vra se bashku me te. Arkivolet me trupat e Nafize Bucit dhe Granit Gjocit tashme prehen disa dhjetera metra nga njeri-tjetri. Ne shtepine e perjetshme ata do te jene aq prane sa c'ishin edhe ne kete bote.
Vrasja e dyfishte, tre vellezerit ne pranga
Te tre vellezerit e dyshuar si autore te vrasjes se dyfishte jane arrestuar ne nje distance prej afro 24 oresh nga ngjarja. Urim, Selman dhe Ylli Buci kane rene ne pranga njeri pas tjetrit, ndersa tentonin te largoheshin nga fshati ne drejtime te ndryshme nga fshati, permes shtigjeve malore. Mbremjen e krimit eshte arrestuar i pari i vellezerve, Urimi, 30 vjec, i cili ka pranuar perpara oficereve te policise gjyqesore se eshte autori i vrasjes, per ceshtje nderi. I arrestuari ka treguar perpara policise se 19-vjecari i kishte premtuar martese motres se tij, me qellimin e vetem per ta cuar ne shtrat. Rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem eshte arrestuar i dyti i vellezerve Buci, Selmani, 32 vjec. Ai eshte kapur ne zonen malore te Lures, pa bere rezistence. Pasditen e djeshme policia ka mbyllur operacionin me arrestimin e Ylli Bucit. Policia tha se 26-vjecari u ndalua ne afersi te fshatit Pregj, te krahines se Lures. Me i vogli prej vellezerve kishte me vete nje arme automatike, qe mendohet te jete ajo me te cilen u kryen vrasjet. Arrestimi i tre vellezerve mesohet se eshte kryer ne bashkepunim me banoret e zones, te cilet i kane dhene uniformave blu informacione te ndryshme e te vazhdueshme ne lidhje me levizjet e tre te akuzuarve per masakren e paprecedent ne keto ane.
Refuzimi i fejeses, shkaku i masakres
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut Diber bejne te ditur se fillimet e kesaj ngjarjeje datojne shume kohe me pare, qe kur te dy viktimat kane qene ne shkolle. Prej gati nje vit e disa muaj, kjo histori ka marre permasa te tjera, duke hyre ne vesh te familjareve. Burime nga uniformat blu saktesojne se gjate gjithe kesaj kohe familja e Ferit Bucit ka bere te pamunduren per ta kurorezuar lidhjen intime te dy te rinjve. Sipas tyre, ka qene kundershtimi i Xheladin Gjocit, i cili ka penguar djalin e tij te vetem, Granitin, per t'u fejuar me Nazife Bucin, duke e motivuar se kishin lidhje gjaku, pasi nena e vajzes dhe babai i Granitit ishin niper ne Borje-Lure ne nje vend. Per te ulur tensionet, ishin futur miq, shoke dhe shume te aferm te te dyja paleve. Vete daja i Granit Gjocit, pas shume negociatash, disa ore para masakres, ka shkuar ne familjen Buci, duke u thene se familja e djalit nuk e pranon lidhjen. Sipas policise, vellezerit Buci kane sqaruar gjithcka nga fillimi me te motren, e cila u ka treguar se ka pasur marredhenie intime me 19-vjecarin. Uniformat blu kane bere te ditur se nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo ka qene shkendija qe ka ndezur cmendurine e tre vellezerve, qe perfundoi me masakren ne mes te fshatit. N.F
"Si i vrane para syve te mi"
Dy te rinjte jane ekzekutuar publikisht ne qender te fshatit. B. Menga eshte njeri prej personave qe ka qene prezente ne momentin e ngjarjes. Ai pranon te flase vetem me kushtin qe te ruhet identiteti i tij, pasi flitet per nje ngjarje te rende e qe mund te kete pasoja. "Kam qene shkuar rreth ores 8:30 te mengjesit ne lokalin, prone e vellait te kryetarit te komunes Hakik Gjikola", tregon deshmitari. Pak me pas ka ardhur edhe Graniti, i cili u ul ne nje karrige tjeter dhe ka porositur, nese nuk gaboj, nje caj. Sapo kemi shkembyer pershendetjen e castit kame pare qe perpara lokalit kane ndalur nje furgon i bardhe dhe nje fuoristrade ngjyre gri. Nuk i vume rendesi, pasi prej saj dolen tre vellezerit Urim, Selman dhe Ylli Buci". B. Menga tregon se tre vellezerit kane hyre me te shpejte ne lokal dhe pa asnje paralajmerim kane tentuar qe te terheqin me force Granitin, por ai ka kundershtuar, sepse ishte edhe i forte fizikisht dhe mjaft i zhvilluar. Pas kesaj, dy nga vellezerit kane shkuar te "fuoristrada" dhe kane marre prej saj dy "Kallashnikove". "Mendova se donin te benin presion, por menjehere kane hapur zjarr. Eshte krijuar nje kasaphane e vertete. Gjaku ka mbuluar gjithe lokalin, ndersa une me disa te tjere kemi dale te lemerisur nga lokali dhe jemi larguar me te shpejte ne nje vend me te mbrojtur". Menga tregon se pas ekzekutimit te 19-vjecarit, tre vellezerit Buci kane shkuar te furgoni dhe kane nxjerre prej andej motren e tyre. "Menduam se e bene per ta bindur se tashme Graniti kishte vdekur, por pa pritur dhe pa kujtuar, ata hapen zjarr edhe mbi motren e tyre, duke e lene te vdekur ne vend. Pas kesaj, ata jane larguar me dy mjetet e tyre me drejtim fillimisht per nga Rresheni", perfundon deshmitari rrefimin e tij.
Rruga e mundimshme drejt Lures turistike
Pervecse nje krahine me zakone e kulture te vecante, Lura eshte bere shume e njohur per dhuraten me bujare qe mund te ofroje natyra, shtate liqenet e famshme ku nder to vecohet Liqeni i Luleve. Para viteve '90-te kur turizmi i huaj ishte i ndaluar, cdo te diel ne keto vende zbrisnin me qindra vizitore te inkuadruara ne kolektiva ndermarrjesh. Krahina prej 2000 banoresh e Lures e vendosur ne pjesen veriore te vendit e shtrire ne nje hapesire te konsiderueshme malesh, "as me Mirditen dhe as me Dibren" prej disa ditesh eshte e mbuluar nga bora. Rruga e vjeter e ndertuar qe ne kohen e mbretit Zog eshte bere cope-cope dhe madje e pa kalueshme nga automjetet e cdo lloji. Te vetmet mjete qe e rrahin kete rruge prej 100 km jane pak furgone tip Benz te cilesise se larte te cilet bejne te mundur levizjen e banoreve, per cdo lloj arsyesh, e kryesisht ato shendetesore apo per qellime arsimimi, pasi ne kete komune prej vitesh nuk ekzistojne sherbime te tilla. Por rruga eshte e rrahur edhe ne drejtimin e kundert me Mirditen per ne Peshkopi. Kjo sepse krahina e Lures administrativisht i perket qarkut Diber, e per pasoje edhe per nje dokument te thjeshte apo pasaporte duhet te pershkojne kete rruge. Veshtiresi te tilla kane bere qe krahina e Lures, dikur me 10 mije banore eshte tkurrur ne 2000 te tille madje sipas drejtuesve te Komunes 240 familje jetojne me ndihme ekonomike. Pasuria e vetme e banoreve kane qene siperfaqet pa mbarim me pyje te ndryshme, por ne vitin 2007 tashme asgje nuk ekziston. Kontrabandistet, por edhe zjarret e shumta i kane shkaterruar totalisht ato, ndersa rruga e veshtire ka prere cdo mundesi per turizmin, i cili fale klimes ne kete vend mund te ishte mjaft elitar.
Ngjarjet qe tronditin kujtesen
Nese turizmi e ka bere te njohur Luren brenda edhe jashte vendit per bukurite e saj te rralla, disa ngjarje te njepasnjeshme nder vite, kane tronditur rende paqen e ketij komuniteti te shquar per urtesi. Banoret kujtojne se ngjarja e pare e rende regjistrohet ne shtatorin e vitit 1983, kur ne nje stervitje ushtarake me zboriste, vritet ne pabesi kur po flinte gjume ne cader nje nder djemte me popullore dhe te njohur te zones, Sokol Rajta nga Krej-Lura, i cili kishte vetem pak kohe qe kishte mbaruar arsimin e larte. Vrasesi, i cili e kreu kete masaker mes qindra zboristesh, vetevritet vetem pak minuta pas kesaj ngjarjeje. Po ashtu ne nje aksident rrugor te ndodhur ne vitin 1994, nje automjet tip "Saurel" perfundon ne nje gremine, duke regjistruar 10 te vdekur nga mosha te ndryshme. Ngjarja tjeter e rende ne kete zone eshte shenuar me 19 maj te vitit 2002 kur u njoftua se ambasadori amerikan ne Shqiperi, Joseph Limprecht, vdiq si pasoje e nje ataku ne zemer. Limprecht ndodhej per vizite ne Lure, ne bregun e njerit prej shtate liqeneve te rralla.
Rruget e zbrazura, oxhaqet pa tym
Ndonese ne nje temperature te ulet dielli i fuqishem i mesdites ka filluar te beje efektet e tij. Shkrirja e akullit dhe e debores kane krijuar nje situate te veshtire ne rruge. Megjithese ne Lure qender eshte njoftuar per nje ngjarje te rende, rruget jane te zbrazta dhe me shume pak levizje te rralla furgonesh, te cilet sjellin banoret e larguar prej kohesh nga Lura te vendosur kryesisht ne Tirane, Durres apo Lezhe. Fshatrat ne radhe jane plotesisht te braktisura. Nga shtepite kryesisht dykateshe nuk del me tym. Jane te pakta ato banesa qe kane brenda tyre banore. Ne Lure-Qender situata eshte e rende. Edhe ketu banesat jane te braktisura pothuajse te gjitha. Ne te gjithe Luren, e cila perbehet nga 12 fshatra nuk ka me shume se 2000 banore. Me nje perllogaritje te thjeshte, i bie jo me shume se 200 banore ne secilin prej tyre. Dy banesat, te futura ne gjak prej dy ditesh, jane prane njera-tjetres.
Kronologjia
E merkure, ora 11:20
Ne qender te fshatit Lure ekzekutohen me automatik Nafize Buci, 23 vjece dhe Granit Gjoci, 19 vjec. Policia tha se vrasja u krye nga tre vellezerit e vajzes, dhe krimi u krye per motive te dobeta
E merkure, ora 20:00
Policia e Dibres prangos Urim Bucin, 30 vjec, njeri prej vellezerve te akuzuar per vrasjen e dyfishte. Ai u dorezua ne dalje te fshatit, ndersa ishte i armatosur me nje "Kallashnikov"
E enjte, ora 01:30
Kapet Selman Buci, 32 vjec. Ai u ndalua ne malet e Lures. Nderkohe vellai i tij, Urim Buci, kishte pranuar perpara policise se kishte kryer vrasjen per te mbrojtur nderin e familjes
E enjte, ora 12:00
Varroset Nafize Buci. Meshkujt e familjes kane marre leje nga Gjocet per te percjelle viktimen ne banesen e fundit. Tratativat u kryen nga autoritetet vendore dhe uniformat blu
E enjte, ora 13:30
Varroset Granit Gjoci. Djaloshi 19-vjecar percillet nga nje kortezh qe kalon perpara shtepise se Buceve, tashme te ngujuar. Te dy funeralet kryhen nen mbikeqyrjen e rrepte te policise se Dibres
E enjte, ora 16:15
Kapet Ylli Buci, 26 vjec. Ai u ndalua ne afersi te fshatit Pregj, te krahines se Lures. Me i vogli prej vellezerve kishte me vete nje arme automatike, qe mendohet te jete ajo me te cilen u kryen vrasjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›