Pyetesori, 80% ne kundershtim me urdhrin e ministrit
Fier - Pyetesori i fundit i Drejtorise Rajonale Arsimore ne Fier ka nxjerre ne drite faktin se rreth 80% e nxenesve, qe jane regjistruar ne kurse private, i marrin mesimet nga mesuesit qe i japin edhe lendet mesimore atyre ne shkollat publike. Pyetesori u eshte shperndare nxenesve te shkollave publike dhe rezultati duket vertet alarmant. Nxenesit kane treguar se paguajne rreth 5 mije leke ne muaj per secilen nga lendet ku mesojne privatisht. "Jam ne kurs matematike dhe e kryej ate pikerisht me mesuesen qe me jep lenden ne shkolle. Me ka regjistruar mami, pasi jam ne klasen e shtate dhe me duhet njohuri me e plote", ka thene Anjeza B., nxenese ne shkollen "Naim Frasheri". "Qe kur hyra ne kurs, mesuesja e anglishtes po me aktivizon edhe ne oren e mesimit ne shkolle, pasi me pare me linte ne hije", pohon nje nxenes i klases se gjashte ne shkollen "Jani Bakalli". "Lulezimi" i kurseve private pranohet nen ze edhe nga drejtues te DAR, te cilet thone se jane perpjekur, duke dhene udhezime te vecanta per cdo mesues, qe te mos marrin nxenes qe kane ne varesi pikerisht ne klasat ku dhe japin mesim. Nderkohe, nxenesit tregojne se nxenesit ne shkolla trajtohen ne menyre te diferencuar. "Ne qe nuk jemi ne kurs, mesuesi nuk na aktivizon fare, ndersa merret gjate gjithe ores se mesimit me ata qe ka ne kurs privat", tregon nje nxenes ne klasen e peste ne shkollen "Andon Xoxa". Sipas nxenesve, kurset kryhen kryesisht ne lende si matematike, fizike, anglisht, letersi etj. Nje vit me pare per kete problem ka dale nje qarkore parandaluese nga ministri i Arsimit dhe Shkencave, Genc Pollo, por duket se edhe kete vit mesimor asgje nuk ka ndryshuar.
Xhemil Beharaj