E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, gati t`i kërkojë BE- së paketën e shpëtimit

Gjatë fundjavës së ardhshme Madridi zyrtar do t`i kërkojë Unionit paketën e shpëtimit. Por diskutimet rreth një pakete të re shpëtimi kanë shkaktuar mospërputhje në mendime ndërmjet shteteve evropiane. Në Greqi, vendi evropian në krizë më të thellë ekonomike, situata nuk ka hyrë ende në trendin e përmirësimit.
 

E ndërsa gjendja është e tillë, atmosfera është trazuar edhe më shumë për shkak të sinjaleve të këqija, që vijnë nga Spanja.
Burime ekonomike evropiane njoftojnë se tashmë Spanja nuk është më në gjendje ta menaxhojë situatën me mundësitë e veta dhe po përgatitet të formulojë kërkesën zyrtare për ndihmë nga Bashkimi Evropian.
 

Mirëpo qeveria e Madridit është në dilemë lidhur me kërkesën për ndihmë financiare. Autoritetet spanjolle janë të mendimit se kërkesa për ndihmë financiare do të bëhet e pashmangshme nëse kostoja e debitimit do të vazhdojë të jetë e lartë edhe për një farë kohe. Spanja gëzon mbështetjen e Francës dhe Italisë për kërkesën e ndihmës financiare.
 

Por qarkullojë fjalë se Parlamenti i Gjermanisë mund të mos e miratojë një paketë shpëtimi të re, sepse, siç dihet, gjermanët nuk kanë përshtypje të mira për paketat e reja të shpëtimit ekonomik. Nga ana tjetër, një disavantazh për Spanjë përbëjnë edhe notat kreditore.
Dhe në fakt, pas kërkesës së Madridit për ndihmë financiare, agjencitë e klasifikimit të kredive mund ta ulin notën e Spanjës në statusin e ashtuquajtur "mbeturinë", gjë kjo që mund të shkaktojë një përkeqësim edhe më të madh të situatës.
 

Ndërsa në bursat evropiane kjo paqartësi e Spanjës mund të sjellë me vete humbje të konsiderueshme. Aktualisht humbja më e madhe është përjetuar në aksionet bankave.
 

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard deklaroi se arsyeja kryesore e ngadalësimit të ekonomisë botërore është paqartësia lidhur me kohën dhe mënyrën e zgjidhjes së krizës në Evropë.
 

Ndërkaq në grevë janë hedhur edhe sektorë të ndryshëm të Italisë dhe Francës, përkatësisht ai i transportit publik të Romës dhe punonjësit e Radio-Televizionit Publik të Francës, këta të fundit protestojnë shkurtimet e planifikuara për buxhetin e vitit 2013.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›