BE: Listë e gjatë kushtesh për Serbinë në raport me Kosovën

Raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë drejt BE-së do të jetë shumë më i shkurtër, me më pak hollësi, me intonacion të butë kritik, kurse në konkluzione do të jepet një listë e gjatë e kushteve, para së gjithash atyre që kanë të bëjnë me Kosovën, shkruan gazeta serbe Novosti.
Parashihet që versioni punues i këtij raporti t’iu dorëzohet zyrtarëve serbë më 10 tetor.
Sipas burimeve të kësaj gazeta, shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së, në konkluzione nuk do të caktojnë datën e dhënies së fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE, por sipas ë gjitha gjasave do të instalohet formulimi qe Serbia do të jetë e gatshme për bisedime anëtarësimi pasi të plotësojë një listë të gjatë të kushteve që kanë të bëjnë me Kosovën, transmeton Koha.net.